Kronika

Gjykata lë në burg dy nga kontrollorët, arrest shtëpie për Flora Ndrecën














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:46 - 10/04/21 |
mapo.al

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e Prokurorisë duke caktuar masat e sigurisë “arrest me burg” për kontrollorët Armando Fezga dhe Muhin Mezini, dhe “arrest shtëpie” për Flora Ndrecën.





Kontrollorët e aeroportit të Rinasit braktisën punën në “AlbControl” tre ditë më parë, duke u bërë shkak për pezullimin e fluturimeve për 24 orë.


Në një prononcim për mediat pas dhënies së vendimit nga ana e Gjykatës së Tiranës, avokati Rezart Kthupi u shpreh: “Nuk jam në gjendje t’iu kthej më tej përgjigje. Nuk jam i stresuar, jam moralisht i dërrmuar”.





Gjykata ka administruar si provë kundër kontrollorëve bisedat mes tyre në aplikacionin WhatsApp, kur planifikuan nisjen e grevës, pas përgjysmimit të pagave.



“Nga përmbajtja e bisedave të zhvilluara mes tyre nga shtetasi Armando Fezga me persona të ndryshëm rezulton që ai në datën 7 ka rezervuar gjithsej 25 dhoma dyshe për stafin e kontrollorëve të Albcontrol në hotel Airport Tirana”, thuhet në procesverbalin e mbajtur nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë


Gjithashtu nga deklarimet provohet se shtetasit Flora Ndreca, Armando Fezga dhe Muhin Mezini në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë ndikuar tek vartësit e tyre për të plotësuar formularin e paaftësisë së përkohshme për punë, me qëllim shmangien e detyrimit ligjor për të ushtruar detyrën e tyre funksionale në institucionin e rëndësiusë së veçantë.

“Kryerja e këtyre veprimeve në datat 6 dhe 7 kanë sjellë pasoja duke nxjerrë jashtë funksionit kullën dhe aeroportin Nënë Tereza. Keta shtetas me veprimet dhe mos veprimet e tyre në bashkëpunim, kanë sjellë pasoja të rënda në dëm të udhëtarëve dhe personit juridik”, thuhet në dosjen e Prokurorisë.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas