Gjyakata penale ka caktuar 40 ditë burg për Hitesh Patel, kunati i dy vëllezërve indianë të cilët janë në kërkim ndërkombëtar për pastrim të parave në vlerën 725 mln dollarë. Gjatë seancës gjyqësore Patel mohoi akuzat duke thënë se s’ka kryer kurrë pastrim parash dhe se banon në Nigeri.
Hitesh Patel, 59 vjeç, lindur në Indi dhe banues në Nigeri, u arrestua dy ditë më parë nga shërbimet e policisë në Rinas në tentativë për tu larguar nga Shqipëria, me qëllim ekstradimin drejt Indisë. Nitin dhe Chetankumar Sandesara janë në kërkim nga India prej 2 vitesh dhe nga Shkurti i vitit 2018 janë pajisur me pasaportë shqiptare.