Sapo është zhvilluar seanca për dhënien e masës së sigurisë nga Gjykata e Shakallës së Parë në Tiranë, ndaj këngëtarit Arkimed Lushaj.
‘Stresi’ nuk është paraqitur në seancë dhe ka zgjedhur të përfaqësohet nga avokati i tij Marash Ibraj.
Mbi të rëndojnë akuzat, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake”, “trafikim narkotikësh” dhe “krime kundër personit”.
Gjykata ka vendosur masën “arrest me burg”.
Avokati i tij është shprehur se do ta apelojnë vendimin pasi sipas tij ky është një vendim i jashtëligjshëm dhe ka parregullsi proceduriale.
Kujtojmë se Stresi u arrestua dy ditë më parë në një hotel në zonën e Linzës në kryeqytet pasi u kap me armë dhe kokainë.
Prindërit e Stresit e kanë konsideruar hakmarrje arrestimin e këngëtarit, pasi sipas tyre kjo vjen për shkak të padisë që Sali Lushaj bëri për shpifje ndaj Taulant Ballës.