Aktualitet

Gjykata maqedonase dënon sërish Nikola Gruevskin, edhe 1.6 vite burg të tjera














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:03 - 29/09/20 |
mapo.al

Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikola Gruevski shpallet fajtorë për rastin “Shuplakat”.






Gruevski dënohet me një vit e gjysmë burg, derisa ish-ministri Mile Janakieski dënohet më një vit burg me kusht, në rast se në katër vitet e ardhshme nuk e përsërit veprën.


Për veprën e njëjtë dënohen me kusht edhe Aleksandar Trajkovski, Darko Stojqevski, Daniell Trifunovski. Të lartpërmendurit dënohen më 9 muaj me kusht në rast se në tre vitet e ardhshme nuk do ta përsërisin veprën e njëjtë.







Ndërsa me 6 muaj burg me kusht, në rast se brenda 2 viteve nuk e përsërisin veprën e njëjtë dënohen Trajçe Petkovski, Igor Boshkovski.




Këto dënime ndaj ish-funksionarëve të VMRO-së u shqiptuan përshkak se ishin të akuzuar në rastin “Shuplakat në komunën Qendër”, lëndë e hapur nga ish-Prokuroria Speciale, e cila pas 4 vitesh gjykim gjeti përfundimin.

Lexo edhe :  Maqedonia e Veriut ofron dozën e tretë të vaksinës për grupet e rrezikuara


Të akuzuarit kanë çarë rrethimin e Komunës Qendër dhe kanë filluar të gjuajnë me sende të forta në drejtim të sallës ku zhvillohej mbledhja e Këshillit Komunal. Është thyer edhe dera e hyrjes e barakës ku ka qenë e vendosur salla ku është zhvilluar mbledhja e Këshillit. Prokuroria ka gjetur të implikuar për ngjarjen edhe Nikola Gruevskin, ish-kryeministër dhe kryetar i VRMO-DPMNE.

Mbi Nikola Gruevskin rëndon edhe një dënim me 2 vite burg për rastin “Tanku”, pasi u gjetën shkelje në blerjen e “Mercedesit” 600 mijë euro. Ish-kryeministri maqedonas ndodhet në Hungari ku ka kërkuar azil politik.

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas