Ish-kryebashkiakut socialist të Vorës i bien tri akuzat, e për pasojë Gjykata vendos t’i pushojë dosjen.
Vendimi është marrë nga Shefkie Demiraj në Shkallën e Parë të Gjyqësorit të Tiranës, ndërkohë që Prokuroria ka kërkuar që Agim Kajmakut mos t’i pushohej dosja, por t’i rrëzohej dënimi me burg.
Por, Gjykata ka qenë edhe kundër kësaj kërkese pasi prokurori i çështjes, Ardian Dyrmishi, kërkoi që burgu t’i zëvendësohej me një dënim alternativ, por jo të mos dënohej fare.
Kajmaku, i cili u vu nën akuzë dhe u shpall në kërkim, ka tri vite që hetohet për tri akuzat, të cilat ditën e djeshme janë rrëzuar nga ana e gjykatës. Ndonëse ai qëndroi disa kohë në kërkim, arrestimi i tij u krye në një spital privat në Tiranë, teksa ish-kryebashkiaku po kurohej.