Pas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Durrësit që rrëzoi kërkesën e kandidates së PS, Valbona Sako për të konfirmuar mandatin e kryebashkiakes, është Gjykata e Tiranës që refuzon t’i japë mandatin kandidatit të PS në Bashkinë e Vorës.
Ndaj kërkesës së kandidatit socialist Agim Kajmaku, Gjykata e Tiranës ka shpallur moskompetencë duke kërkuar që kjo çështje t’i përcillet Gjykatës Administrative. Vendimi i cili mban datën 15 korrik 2019, sipas Gjykatës së Tiranës, mund të apelohet në Gjykatën e Lartë brenda pesë ditëve.
Agim Kajmaku kandidoi i vetëm në Bashkinë e Vorës dhe mori 6,208 vota.
Më herët ishte Gjykata e Durrësit që refuzoi të konfirmojë mandatin e Valbona Sakos por me argumentin se Bindja Demokratike, forca politike rivale e PS në këto zgjedhje, është regjistruar në KQZ në shkelje me afatet ligjore.
LEXO EDHE:
EKSKLUZIVE/ Gjykata e Durrësit nuk i jep mandatin kandidates së PS