Wednesday, February 8, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Gjykata rrëzon Policinë, lirohen 10-të protestuesit e Astirit

by ro ot
16/10/2019
in Aktualitet, Kryesore
0

10 burrat që u arrestuan të dielën në protestën e Astirit janë liruar sot nga Gjykata Penale e Tiranës.
Prokurori, bazuar në materialet e paraqitura nga Policia kërkoi masën e sigurisë “arrest me burg”, por gjykatësi vendosi të caktojë masën “detyrim paraqitje” për 10 protestuesit, mes tyre ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu.

Vendimi i gjykatës për të liruar protestuesit, është pritur me entuziazëm jashtë gjykatës, aty ku qendronin të tjerë banorë të Astirit. Në mbështetje të tyre është dhe ish-deputeti Flamur Noka. Ai u shpreh për mediat se Klevis Balliu dhe banorët e Asitirit janë vendosur në shenjester nga Rama pasi i prishën planin për të vjedhur miliona euro në këtë segment rrugor.



“Saga e persekutimit nga ana e qeverisë vazhdon. Fakti që sot jemi të gjithë para gjykatës në pritje të së drejtës së këtyre banorëve tregojnë se hakmarrja e kësaj qeverie dhe Edi Ramës ndaj Klevis Balliut dhe banorëve që i hoqën një aferë korruptive nga duart vazhdon. Me sa duket nuk ka të ndalur kjo hakmarrje. Banorët e Unazës së Re dhe deputeti Balliu përndiqen nga ana tjetër nuk ka asnjë para drejtësisë nga ata që organizuan këtë megavjedhje dhe këtë megaskandal. Sado përpiqet Edi Rama të nënshtrojë banorët e Unazës së Re do ta ketë të pamundur. Kanë kauzën më të drejtë. Protesta e tyre do të vazhdojë, është e ligjshme. Fakti që janë përpjekur t’i akuzojnë për bllokim rrugësh është faji i policisë që nuk ka marrë masa”, deklaroi Noka.

Kujtojmë se arrestimet u kryen të dielën pasdite në zonën e Astirit tek Unaza e Re, ku banorët protestojnë kundër shembjes së banesave të tyre. Ata akuzohen për bllokimin e segmentit rrugor nga Dogana deri tek Pallati me Shigjeta. Protesta vazhdon prej 1 viti, por ndërhyrja e policisë është bërë e ashpër pas ndyrshimeve në Kodin Penal, ku “bllokimi i rrugëve” është veper penale që dënohet deri në 6 vite burgim. /Mapo.al

10 protestuesit e liruar sot nga gjykata:

Klevis Balliu
Rruzhdi Maqinaj
Safet Maksuti
Benard Nezha
Kujtim Ylli
Bajram Noka
Agron Thaçi
Artan Muçmata
Dritan Noku
Andi Sharra

Lexo edhe:

Qindra policë tek Astiri për të mbrojtur erzin e qeverisë, jo rrugën

Tags: astirbanorëdetyrim paraqitjeFlamur NokaGjykataKlevis Balliulirimmase sigurieprotestaprotestuesunaza e re

JU SUGJEROJME

Shkencëtari parashikoi 4 ditë më parë tërmetin tragjik në Turqi, saktësi e frikshme
Bota

Shkencëtari parashikoi 4 ditë më parë tërmetin tragjik në Turqi, saktësi e frikshme

06/02/2023
Ekspozimi i të dhënave, hakerat publikojnë listat e zgjedhësve
Kronika

Ekspozimi i të dhënave, hakerat publikojnë listat e zgjedhësve

06/02/2023
“Aktualisht s’ka shqiptarë të lënduar”, mesazhi i ambasadës shqiptare në Ankara
Kronika

“Aktualisht s’ka shqiptarë të lënduar”, mesazhi i ambasadës shqiptare në Ankara

06/02/2023
Turqia goditet nga tërmeti i fortë 7.4 ballë, qindra të vdekur dhe të plagosur
Bota

Turqia goditet nga tërmeti i fortë 7.4 ballë, qindra të vdekur dhe të plagosur

06/02/2023
Next Post
Fati i negociatave të Shqipërisë, sot takimi Merkel-Macron

Fati i negociatave të Shqipërisë, sot takimi Merkel-Macron

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Shkencëtari parashikoi 4 ditë më parë tërmetin tragjik në Turqi, saktësi e frikshme
  • Ekspozimi i të dhënave, hakerat publikojnë listat e zgjedhësve
  • “Aktualisht s’ka shqiptarë të lënduar”, mesazhi i ambasadës shqiptare në Ankara
  • Turqia goditet nga tërmeti i fortë 7.4 ballë, qindra të vdekur dhe të plagosur
  • Armët bërthamore/ Rusia thotë se ka biseduar me SHBA-në për traktatin



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In