fbpx

Kryesore

Gjykata s’i dha mandatin kandidates në Durrës,Basha: Ka ende shpresë





               Publikuar në : 15:03 - 17/07/19 |
mapo.alm

Vendimin e Gjykatës së Durrësit që nuk i dha mandatin kryebashkiakes së qytetit bregdetar, Valbona Sako, për liderin demokrat Lulzim Basha, ky vendim është një shenjë shprese se ka ende gjyqtarë që zbatojnë ligjin e Kushtetutën.


Farsa e 30 qershorit ishte masakër e Kushtetutës, e ligjit dhe e standarteve. Dua të përshëndes vendimin e Gjykatës së Durrësit, i cili sjell shpresë se në këtë vend ka gjyqtarë e gjyqtare që e kanë të shenjtë Kushtetutën dhe ligjin, se ka shërbyes civilë me kurajo dhe ndërgjegje që i shërbejnë shtetit të së drejtës dhe jo shtetit partiak. Farsa e 30 qershorit është një grusht kriminal institucional i Edi Ramës, përmes të cilit ai uzurpoi pushtetin vendor, por edhe KQZ-në dhe gjithë sistemin e administrimit të zgjedhjeve përfshi kolegjin zgjedhor. Të gjithë ata që u bënë pjesë e këtij grushti kriminal institucional, të gjithë ata që i shërbyen Edi Ramës për të dhunuar Kushtetutën dhe ligjin me 30 qershor, do të përgjigjen para drejtësisë për veprimet e tyre kriminale”, shkruan lideri demokrat në një reagim në Facebook.



Gjykata e Durrësit nuk i dha mandatin kryebashkiakes Sako me argumentin se Bindja Demokratike, parti me kandidatë garues në 30 qershor, u regjistrua në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve jashtë afateve ligjore.


Lexo edhe:

EKSKLUZIVE/ Gjykata e Durrësit nuk i jep mandatin kandidates së PS

Pas Durrësit, mandati i refuzohet edhe kandidatit të PS në Vorë


Etiketa: , , , ,

Pas