Aktualitet

Gjykata Speciale sekuestron pronat e Altin Hajrit, në kërkim për vrasjen e Jan Prengës





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:39 - 27/02/20 |
mapo.al

Gjykata Kundër Krimit të Oranizuar vendosi të enjten sekuestro të pronave të shtetasit Altin Hajri. Konkretisht, kompleksi “Golde Resort”, në Xhafzotaj, Pjezë Durrës. Në sekuestro është vënë karburanti “ALT-OIL 2008” dhe një vilë dy katëshe në Pjezë, Shijak.


Vendimi u dha mbi bazën e nenit 19 të Aktit Normativ nr 1 datë 31.01.2020 si subjekt i ligjit në kuadër të procedimit nr. 475 i ndryshuar për veprat penale të parashikuara nga nenet 139 dhe 333 të KP.



Vendimi i është dërguar për ekzekutim Agjensisë po sot dhe për njoftim, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Prokurorisë së Posaçme dhe shtetasit Altin Hajri.


Ky shtetas akuzohe se së bashku me persona të tjerë kanë rrëmbyer dhe vrarë shetasin Jan Prenga. Trupi i viktimës ende nuk është gjetur nga autoritetet policore, ndërkohë vetë Altin Hajri është shpallur në kërkim.


Etiketa: , ,

Pas