Thursday, June 16, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Gjykata Speciale: Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi akuzohen për vrasje

by mapo.al
05/11/2020
in Kryesore, Politika, Rajoni
0

Gjykata Speciale, përmes një komunikate për media këtë mbrëmje, ka njoftuar zyrtarisht se ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi akuzohen për vrasje, trajtim mizor, zhdukje me forcë të personave në periudhën mars 1998-shtator 1999.

Ata akuzohen për vrasje në Shqipëri, e është përmendur se ndër viktimat kanë qenë edhe anëtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Pas konfirmimit se të katër këta zyrtarë janë transferuar në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, Specialja ka publikuar aktakuzat ndaj tyre.

“Në aktakuzën e konfirmuar thuhet se së paku midis marsit 1998 dhe shtatorit 1999 u kryen krimet e luftës të arrestimit dhe ndalimit të paligjshëm ose arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes së paligjshme dhe krimet kundër njerëzimit të burgosjes, akteve të tjera çnjerëzore, torturës, vrasjes së paligjshme, zhdukjes me forcë të personave dhe përndjekjes.

Krimet që paraqiten në aktakuzë u kryen në disa vende në Kosovë si edhe në Kukës dhe Cahan në Shqipërinë Veriore dhe u kryen nga anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (“UÇK”) kundër qindra civilëve dhe personave që nuk merrnin pjesë aktive në luftime.

Ndër viktimat përfshihen persona që dyshoheshin si kundërshtarë të UÇK-së dhe më vonë të Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, konkretisht: (i) serbë, romë dhe ashkalinj; (ii) katolikë; (iii) civilë për të cilët pretendohej se bashkëpunonin me autoritetet serbe ose që pretendohej se kontaktonin me serbë; (iv) shqiptarë që ishin anëtarë ose përkrahës të Lidhjes Demokratike të Kosovës ose të partive të tjera që konsideroheshin se ishin kundër UÇK-së; (v) shqiptarë që nuk iu bashkuan ose nuk përkrahnin UÇK-në; dhe (vi) individë të punësuar ose të punësuar të mëparshëm që konsideroheshin kundër UÇK-së.

Në aktakuzën e konfirmuar pretendohet se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi mbajnë përgjegjësi penale si individë në bazë të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale për krimet e paraqitura në aktakuzë, që u kryen në kontekstin e një konflikti të armatosur jondërkombëtar në Kosovë dhe në kuadrin e një sulmi gjerësisht të përhapur dhe sistematik kundër personave të dyshuar si kundërshtarë të UÇK-së”, thuhet në përshkrimin e shkurtër që Specialja i ka bërë aktakuzës.

Për pikën e akuzës për vrasje të figurave të LDK-së, Specialja, ndër tjerash përmend se zyrtarë të kësaj partie ishin arrestuar nga të apostrofuarit në shumë lokacione të Kosovës. Sipas akuzës, viktimat ishin rrahur e torturuar deri në vdekje. Më tej, Specialja ka thënë se do të njoftojë me kohë për datën dhe orarin e paraqitjeve të para të tyre para gjykatësit të procedurës paraprake./Koha.net/

Këtu mund ta gjeni aktakuzën e plotë në anglisht.

Tags: krasniqiselimithaciVeseli

JU SUGJEROJME

Dëshmitë e Dumanit nuk duhen publikuar, reagon SPAK: Arsyeja e vendimit
Aktualitet

Dëshmitë e Dumanit nuk duhen publikuar, reagon SPAK: Arsyeja e vendimit

16/06/2022
Bëhet shkrumb e hi një makinë në autostradën Durrës-Tiranë
Aktualitet

Bëhet shkrumb e hi një makinë në autostradën Durrës-Tiranë

16/06/2022
Qëllohet për vdekje emigranti shqiptar në Gjermani
Aktualitet

Qëllohet për vdekje emigranti shqiptar në Gjermani

16/06/2022
Qytetarët në protestë: Në Gjermani të japin 400 euro të flesh në lulishte, shteti jonë të lë të vdesësh
Aktualitet

Qytetarët në protestë: Në Gjermani të japin 400 euro të flesh në lulishte, shteti jonë të lë të vdesësh

16/06/2022
Next Post
Aktakuzat e Hagës – Meta tregon bisedën e fundit me Hashim Thaçin

Aktakuzat e Hagës - Meta tregon bisedën e fundit me Hashim Thaçin

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Regjistrohen dy raste me linë e majmunëve në Greqi, pacientët mbahen në izolim
  • Dëshmitë e Dumanit nuk duhen publikuar, reagon SPAK: Arsyeja e vendimit
  • Bëhet shkrumb e hi një makinë në autostradën Durrës-Tiranë
  • Qëllohet për vdekje emigranti shqiptar në Gjermani
  • Ministri i Rusisë: Rusia “nuk është e pastër”, por “është ajo që është”



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In