Bota

Gjykata Strasburg: Fyerja e profetit Muhamed tejkalon kufijtë e lejuar…














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:45 - 27/10/18 |
mapo.al

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ) vendosi më 25 tetor të këtij viti se fyerja e Profetit Muhamed tejkalon kufijtë e lejuar të lirisë së shprehjes.
Trupi gjykues në Strasburg të Francës dha vendimin përfundimtar mbi çështjen e ngritur nga një shtetase austriake.






Siç bën të ditur GJEDNJ-ja, kolegji prej 7 gjyqtarësh vendosi unanimisht se deklaratat me përmbajtje fyese ndaj Profetit Muhamed, të 47-vjeçares austriake në vitin 2009 s’mund të vlerësohen në kuadër të lirisë së shprehjes.


“Deklaratat kontradiktore të përdorura kanë tejkaluar kufijtë e diskutimit objektiv dhe janë klasifikuar si një sulm abuziv që përmban fyerje/përbaltje ndaj Profetit Islam, të cilat mund të nxisin paragjykime dhe kërcënojnë lirinë fetare në Austri”, thuhet mes të tjerash në komunikatën e GJEDNJ-së, ku shtohet gjithashtu se nuk ka pasur shkelje të Artikullit 10 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, i cili mbulon lirinë e shprehjes.







Një shtetase austriake bëri deklarata fyese ndaj Profetit Muhamed (s.a.s.) gjatë një seminari në vitin 2009. Dy vite më pas, në 2011-n, Gjykata Penale Rajonale e Vjenës e shpalli atë fajtore duke e gjobitur me 480 euro dhe shpenzimet e procedurës.



Ajo apeloi vendimin në fjalë, por Gjykata e Apelit e Vjenës e mbështeti atë në dhjetor 2011 duke konfirmuar, në thelb, vendimin e gjykatës së shkallës së parë. Një kërkesë për rinovimin e procedurës u hodh poshtë nga Gjykata Supreme më 11 dhjetor 2013. Shtetasja austriake më pas e transferoi çështjen në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.



<
>
strasburg-vendimi strasburg-vendimi1 strasburg-vendimi-2 strasburg-vendimi-3
1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas