Aktualitet

Gjyqi i Emiljano Shullazit, formohet trupa në Apelin e Krimeve





Na ndiqni në Facebook
               Publikuar në : 16:15 - 20/05/19 |
mapo.al

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka caktuar gjyqtarin e tretë për procesin gjyqësor të Emiljano Shullazit dhe grupit të tij në Apelin e Krimeve të Rënda. Mësohet se KLGJ-ja ka caktuar gjyqtaren Valdete Hoxha, ndërsa ajo është anëtare e Apelit të Tiranës.


Gjyqtari Nure Dreni u dorëhoq për shkak se kishte shqyrtuar një çështje tjetër në lidhje me Shullazin, ndërkohë më herët është dorëhequr edhe Sokol Binaj.



Ndërkohë, Blerim Shullazi ka kallëzuar penalisht në prokurorinë e Tiranës gjyqtaren Saida Dollani për shpërdorim detyre. Ky proces është shtyrë për disa herë pasi nuk plotësohej trupa gjykuese për shkak të largimit të gjyqtares Saida Dollani.


Pas dënimit nga Gjykata e Shkallës së parë, grupi i Emiljano Shullazit e apeloi vendimin, i cili vijoi të zvarritet për mungesë të trupës gjykuese.

Dënimet për grupin e Shullazit
Emiljano Shullazi 14 vjet; Gilmando Dani 12 vjet burg; Endri Qyqa 10 vjet burg; Endri Zela 10 vjet burg për; Blerim Shullazi 9 vjet burg


Etiketa: ,

Pas