Monday, June 13, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Gjyqi i Saimir Tahirit, në korrik seanca e parë në Gjykatën e Lartë

by mapo.al
29/05/2021
in Aktualitet, Kronika, Kryesore
0

Çështja e bujshme e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit pritet që shumë shpejt të shqyrtohet në Gjykatën e Lartë. Mësohet se brenda korrikut do të ketë gjykim pasi në Gjykatën e Lartë është kompletuar trupa e nevojshme dhe kolegji penal.

Tashmë në këtë gjykatë është përcaktuar relatori i ri i çështjes, i cili do të jetë ish kreu i Gjykatës së Krimeve të Rënda, Sandër Simoni. Më herët relatori i çështjes ka qenë Ilir Panda.

Tahiri u dënua nga Krimet e Rënda për shpërdorim detyre me 3 vite shërbim prove, ndërsa Apeli i posaçëm e prishi vendimin dhe e ktheu për rigjykim në shkallën e parë. Më pas ish ministri bëri rekurs dhe dhoma e këshillimit e Gjykatës së Lartë e ka pranuar për ta gjykuar. Nuk dihet ende se çfarë vendimi do të marrë Gjykata e Lartë, që mund të lërë në fuqi vendimin e Apelit, mund ta rikthej çështjen sërish për rigjykim në Apel, ose mund ta gjykojë vetë.

Tahiri u akuzua për tre vepra të rënda penale “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”, në kuadër të dosjes ‘Habilaj’. Akuza e argumentuar nga prokuroria ishte për përfshirjen e ish-ministit në 4 episode trafikimi droge nga 2013-2015, por pa dhënë detaje për rolin konkret të tij.

Në vendimin e arsyetuar të Gjykatës, në analizë të të gjitha provave të paraqitura nga Prokuroria, nuk rezultonte asnjë fakt, që ta përfshijë ish-ministrin në trafikun e drogës dhe bashkëpunimin me grupin kriminal të Habilajve, kryetari i të cilëve është Mojsi Habilaj, i arrestuar dhe në gjykim në Itali.

Po ashtu, thotë gjykata në arsyetimin e saj, pas përgjimeve edhe të prokurorisë italiane ku Habiljat diskutojnë për dhurata që do ja japin ministrit, çmohet fakti se nuk ka prova të mjaftueshme për t’i lidhur këto dhurata apo shuma monetare se do të shkonin tek Tahiri. Në bazë të këtyre fakteve gjykata vendosi dënimin me 3 vite shërbim prove.

Tags: Gjykata e Lartegjyqisaimir tahiri

JU SUGJEROJME

Raporti i TI, Gjekmarkaj: Gjendja përkeqësohet, kryeministri e ndien veten të paprekshëm
Aktualitet

Ditëlindja e socialistëve në optikën e Gjekmarkajt, “Braçe dhe Xhafaj u fshehën, Babo shkaktoi xhelozi”

13/06/2022
Kompania kryesor i kriptovalutave “Celsius” ngrin tërheqjet e parave, bien tregjet
Bota

Kompania kryesor i kriptovalutave “Celsius” ngrin tërheqjet e parave, bien tregjet

13/06/2022
Emrat/ Lëviznin me armë në makinë, arrestohen dy të rinj
Aktualitet

Tiranë/ Zhduket 22-vjeçarja me dy fëmijët e mitur

13/06/2022
“Mbrojini fëmijët, jo armët”, vijojnë protestat në Amerikë
Bota

“Mbrojini fëmijët, jo armët”, vijojnë protestat në Amerikë

13/06/2022
Next Post
Kim Kardashian preket nga koronavirusi, pozitivë edhe dy fëmijët e saj

Kim Kardashian preket nga koronavirusi, pozitivë edhe dy fëmijët e saj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Ditëlindja e socialistëve në optikën e Gjekmarkajt, “Braçe dhe Xhafaj u fshehën, Babo shkaktoi xhelozi”
  • Kompania kryesor i kriptovalutave “Celsius” ngrin tërheqjet e parave, bien tregjet
  • Tiranë/ Zhduket 22-vjeçarja me dy fëmijët e mitur
  • “Mbrojini fëmijët, jo armët”, vijojnë protestat në Amerikë
  • Nuk e ftoi në dasmë, reagon nëna e Britney Spears



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In