Kryesore

Gjyqi i Velierës/ ‘Shpërthen’ Rama: Maskarenjtë politik dhe sharlatanët e mjedisit do skuqen kur ta ndërtojmë!





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:03 - 13/06/18 |
mapo.al

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka lëshuar akuza të forta kundër atyre që u ngritën në protestë për Velierën në Durrës, duke i quajtur ambientalistët sharlatanë, ndërkohë që nuk ka lënë pa sulmuar edhe sistemin e drejtësisë, gjykatën, që vendosi pezullimin e punimeve në atë që u cilësua zona arkeologjike.


“Masakarada politike dhe ata sharlatanë që quhen mbrojtës të ambientit, kush e ka kundërshtuar do të skuqet, skuqje jo xhanëm se nuk e kanë më në trup kimikatin që skuq lëkurën e njeriut, kur Veliera të jetë e përfunduar.


Është një ndërhyrje që transformon jo vetëm një zonë, por imazhin e një qyteti të tërë.


Shpresoj që maskarada të përfundojë një orë e më parë, puna të vazhdojë dhe sezonin e ardhshëm Veliera të jetë aty si një vend që është transformuar nga ndotja, trafiku, shëmtia por edhe kthyer në magnet për të gjithë vizitorët e këtij qyteti.


Më vjen shumë keq për atë që ka ndodhur, turpi i atyre që e kanë orkestruar dhe ata që janë bërë palë në sistemin e drejtësisë duke bllokuar, penguar, përfshirë në një histori të turpshme.

Tipike si janë shumë histori kur ka diçka të re që thyen marrëdhëniet me të shkuarën dhe hap dritare, si ngriheshin në Tiranë për parkun e lodrave dhe tani cojnë fëmijët dhe vënë kapele e gjyslyke dhe venë të parku si diversantë që të mos duken se ishin ata që shkuan më parë për ta penguar, si do venë me kapele e gjyslyke në stadium, që e kundërshtonin nga një supermarket qenefesh kolektive në stadium të standardeve më të larta evropiane dhe më të bukur të Evropës”– tha Rama.

Çështja e Velierës është nëpër gjyqe prej një viti. Në vendimin e Gjykatës Administrative thuhet se nuk duhet të kryhen punime në zonën A arkeologjike dhe të shikohet mundësia e ruajtjes së rrënojave arkeologjike qe dolën në drite gjatë gërmimeve. Sakaq, palët në proces Bashkia e Durrësit dhe ambientalistët e kanë çuar në Apel.


Etiketa: , , ,

Pas