Aktualitet

Gjyqi më i famshëm i momentit/ Kur fantazia seksuale shkon keq





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:27 - 29/05/20 |
mapo.al

Fantazia seksuale shkon keq, dhe çështja përfundon në Gjykatë. Bëhet fjalë për një prej gjyqeve në Australi, që është bërë i famshëm në gjithë botën. Pikërisht në verën e vitit të kaluar, dy burra u pajtuan për një fantazi seksuale, nga një klient. Problemi është se kur erdhi momenti i realizimit, personi që i kishte kontraktuar, ishte transferuar me shtëpi, dhe dy burrat të veshur posaçërisht për trillin, dhe të paisur me thika e litar si dhe me një fshesë, shkuan dhe hynë në banesën e vjetër të klientit.


Tashmë aty jetonte dikush tjetër. Kur e kanë kuptuar, dy burrat kanë kërkuar ndjesë dhe kanë ikur. Mirëpo, i zoti i shtëpisë ka vënë re thikat dhe ka lajmëruar policinë.


Policia më pas i gjeti personat në adresën e re, të atij që i kishte pajtuar. Fantazia ishte që klienti do të lidhej dhe do të goditej me fshesë.


Tashmë çështja është në gjyq, dhe është një prej lajmeve më të lexuara në planet. Gjyqtari është shprehur se faktet dhe rasti janë në të vërtetë të pazakonshme.


Performuesit, u kontaktuan nga klienti përmes Facebook dhe do të paguheshin 5 mijë dollarë australianë. Por ai pasi kishte lëvizur me shtëpi diku tjetër, 50 km më larg, nuk i kishte treguar aktorëve të paguar për këtë ndryshim.

Gjykatësi mendon se shfaqja në banesën e vjetër dhe ashtu me thika dhe litar, nuk ka qënë e qëllimshme, bën të ditur BBC.

Kur ata hynë brenda dhe thirrën emrin e personit që i kishte pajtuar, vunë re se dikush tjetër ndezi dritën. Banori i ri, i pa burrat në cep të shtratit me thika dhe litar. Pamja nuk ishte aspak e këndshme. Ata kërkuan falje, i dhanë dorën të zotit të shtëpisë dhe ikën. Çështja tani në gjyq, është, se si dhe për çfarë do përdoreshin thikat.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas