Pjesë nga libri “HAGA E RAMUSH HARADINAJ”
Nga Michael O’Reilly
Liqeni i Radoniqit është një rezervuar prej 540 hektarësh ndërtuar në mes të viteve 1980 për të mbledhur ujë nga shkrirja e borës dhe akullit në malet përgjatë kufirit me Shqipërinë. Liqeni siguronte furnizimin kryesor me ujë të pijshëm dhe për vaditje për qytetet dhe rrethinat e Gjakovës dhe Rahovecit në Kosovën perëndimore. Ajo shtrihet, përafërsisht në aksin veri-jug. Sistemi përbëhet nga një konsum në fshatin Lluke e Epërme, e cila është e lidhur me pjesën e sipërme të liqenit nga një kanal i gjatë shtatë kilometra që kalon nga Fshati Irzniq para se të përfundojë në liqen ku furnizohet nëpërmjet një porte në juglindje që më pas përfundon në një fabrikë për përpunimin e ujit.
Rrjedhja e ujit në kanal varion mesatarisht midis 2 dhe 3 metër kub, mjaftueshëm për të qenë të sigurt se objektet e hedhura në të do të zhvendosen normalisht përgjatë tij. Kanali ka 42 kaskada, i projektuar për të thyer fuqinë e rrjedhës së ujit, ajo bie gati 70 metra nga lart poshtë. Midis fundit të kanalit të betonit dhe derdhjes së ujit në liqen, ka një kanion natyror përmes të cilit rrjedh ujë para se të hyjnë në liqenin e duhur.
Sipas autoriteteve serbe, më 8 shtator 1998, ata zbuluan mbetjet e 40 apo më shumë njerëzve në një shtrirje prej rreth 20 metrash, dhe pranë kanalit dhe në kanion nën kaskadën e fundit. Serbët gjithashtu raportuan gjetjen e gëzhojave të fishekëve kinezë në vendngjarje dhe vrimat e plumbave në një mur përgjatë kanalit. Një ditë më vonë, më 10 dhe 11 shtator, serbët mblodhën një numër të madh mediash në prani të të cilave ata shfaqën trupat dhe “provat” e një masakre të UÇK-së.
Beogradi për një kohë të gjatë ka qenë mësuar me rëndësinë e opinionit publik ndërkombëtar. Procesverbali i një takimi të Komandës së Përbashkët të Forcave të Armatosura Serbe për Kosovën më 13 gusht të vitit 1998 paraqiste shqetësimin e Milomir Miniç, në atë kohë Kryetari i Kuvendit dhe më vonë kryeministër i Serbisë, rreth vëzhguesve ndërkombëtarë të cilët planifikonin të vizitonin fshatin e Haradinajt, Gllogjanin. Ai i tha në takimin thuajse të përditshëm të Komandës së Përbashkët:
Ne nuk mund t’i ndalojmë ata të shkojnë në Gllogjan. Ne duhet … ta bëjmë atë të duket qartë … momentet e krizës kur ata bëjnë fotografi në mënyrë që të jetë sa me qartë.
Kjo ishte menjëherë pasi forcat serbe “pastruan” Gllogjanin si pjesë të ofensivës së verës kundër UÇK-së, duke djegur tërë fshatin dhe duke vrarë këdo që lanë pas para se të lëvizin për në fshatin tjetër. Duke iu referuar një tjetër vendi, Miniç tha, në të njëjtin takim, se: “mbulimi mediatik ishte bërë mirë dhe gazetarët që nuk përmbushën pritshmëritë tona do të dëboheshin”. Procesverbali i një takimi të mbajtur më 19 gusht regjistronte Miniç duke thënë se: “është në dorën tonë të bëjmë komunitetin ndërkombëtar të dënojë terrorizmin”.
Rreth datës 28 gusht, qeveria në Beograd njoftoi se kishte zbuluar një skenë krimi në fshatin Kleçkë në Kosovën qendrore, ku sipas tyre, UÇK-ja kishte ekzekutuar 22 civilë, përfshirë gra dhe fëmijë dhe djegur kufomat e tyre. Kleçka kishte qenë një bastion i UÇK-së gjatë muajve të para luftës, qershor- korrik 1998. Tani forcat serbe kishin rimarrë qytetin dhe deklaruan se kishin bërë këtë zbulim tronditës.
Dy shqiptarë, të cilët sipas autoriteteve jugosllave, ishin luftëtarë të UÇK-së, u tha të kenë dhënë ‘vullnetarisht’ detajet mbi mënyrën e ekzekutimit të vrasjeve në Kleçkë. Njëri prej tyre, Bekim Mazreku, është paraqitur për gazetarët e huaj ndërsa ishte i ndaluar nga policia dhe më pas është marrë në pyetje nga Danica Marinkoviç, një gjykatës serb tërësisht i lirë nga kredibiliteti. Marrja në pyetje u filmua dhe një kopje të kasetës iu dorëzua mediave ndërkombëtare. Mazreku nuk i ishte lejuar të fliste me gazetarët. Ai në fund u gjykua, u dënuardhe u burgos nga një gjykatë serbe për vrasje masive. Kjo është mënyra se si u raportuan skenat e pretenduara të krimit në Kleçkë: Policia serbe zbuloi një furrë djegie në fabrikën gëlqere në fshatin Kleçka, e përdorur për djegien e civilëve serbë të vrarë. Kleçka kishte një bazë e UÇK-së duke përfshirë një kamp trajnimi dhe një depo municioni. Terroristët e UÇK-së nga Malisheva të arrestuar, Lian Mazreku dhe Bekimit Mazreku, i treguan policisë se në korrik të vitit 1998 UÇK-ja kapi, vrau dhe dogji 22 civilë serbë në fshatin Kleçkë, 45 km në jugperëndim të Prishtinës. Civilët u vunë përpara një skuadre pushkatimi dhe u ekzekutuan. Furrat gëlqerore të fabrikës ishin përdorur me shpresën se temperaturat e larta do të shkatërronin provat. Megjithatë, disa trupa pjesërisht të djegur kishin mbetur. Në fshatin Kleçka, u gjetën trupat e 22 civilëve serbë.
Kleçka u bë emblemë në mitologjinë e viktimizimit të serbëve të Kosovës, paraqitur jo vetëm si provë e dhunës së shqiptarëve të Kosovës, por edhe si përzgjedhje e bashkësisë ndërkombëtare në ndjekjen penale të masakrave. Më pas, nga një website serbo-amerikan, dukej qartë mënyra se si ende prezantohej Kleçka:
Ne duam të flasim këtu për një masakër e vërtetë, atë të Kleçkës, një fshat në Kosovë, ku “Luftëtarët Shqiptarë për Liri” aq të dashur nga Perëndimi, ishin kapur me duart e mbuluar me gjak civilësh serb. Përfshirë gratë dhe fëmijët. Sigurisht që shtypi racist perëndimor i kushtoi pak ose aspak vëmendje faktit që viktimat ishin serbë.
Kleçka ishte pjesë e një hetimi të gjerë dhe të paanshëm ndërkombëtar, që u zhvillua gjatë periudhës janar-qershor të vitit 2000 nga një ekip mjekoligjor i BE-së. Universiteti i Helsinkut certifikoi rezultatet e tij. Duke theksuar se autoritetet jugosllave fillimisht kishin deklaruar një numër të vdekurish në Kleçkë prej 100 personash, ky numër u ul në 22, duke përfshirë gra dhe fëmijë, raporti gjeti se:
… mbetjet përbëheshin nga 89 kocka të mëdha ose fragmente kockash të identifikueshme dhe nga një grup prej 108 fragmentesh të vogla kockash të djegura. ADN-ja u veçua nga kockat dhe fragmentet e kockave me përdorimin e metodave laboratorike … Në bazë të analizave të ADN-së, mostra e kockave të ekzaminuara u përkisnin tre individëve meshkuj … nga 108 fragmente të vogla, 43 ishin ekzaminuar me sukses. Sipas mjekësisë ligjore dhe ekzaminimeve antropologjike, të gjitha kockat e mbetura të papërcaktuara përputheshin me ato të gjetura më parë nga tre trupat. Rezultatet nuk tregojnë praninë e më shumë se tre trupave.
Jo 100 trupa. As vetëm 22. Vetëm tre trupa të paidentifikuar meshkujsh. Raport arriti në përfundimet se as data dhe as shkaku i vdekjes nuk mund të përcaktohej me saktësi. Kleçka ishte një vepër e falsifikuar, një ushtrim propagande e cila arriti të mashtronte edhe Sunday Times e cila raportoi më 3 shtator 2000, muaj pasi mashtrimi kishte qenë zbuluar, se janë në proces hetimet për masakrat kundër serbëve nga UÇK-ja në pesë vende, një prej të cilave ishte edhe Kleçka. Ishte përshkruar se ky vend ishte “zbuluar nga policia serbe pas rifitimit të territorit të humbur nga UÇK- ja verën e vitit 1998”. Sipas procesverbalit të mbledhjes së Komandës më 1 shtator, tre ditë pasi qeveria serbe bëri njoftimin për ‘zbulimin’ e masakrës së UÇK-së në Kleçkë dhe një javë para ‘zbulimit’ të ngjashëm me atë të Liqenit të Radoniqit, atëherë Kryetari i Kuvendit serb Minic tha:
Kleçka nuk është e mjaftueshme … Jepini prioritet hetimit në Gllogjan në Liqenin e Radoniqit dhe sillni një ekip zhytësish. Sillni nivelin e provave të krimeve në një nivel më të lartë.
Një javë më vonë, një skenë e dyshuar krimi ishte zbuluar në Liqenin e Radoniqit. Sekretari i Përgjithshëm raportoi në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së më 30 tetor të vitit 1998 se: “Pak pas zbulimit të Kleçkës, eshtrat e të paktën 37 personave u zbuluan në afërsi të Gllogjanit”. Raporti vazhdoi: “Në kontrast me trajtimin e rastit të Kleçkës, Gllogjani dhe zonat e tjera që u zbuluan më pas, duket të jenë trajtuar me më shumë kujdes dhe klinikisht nga autoritetet qeveritare dhe media”.
Propaganda punon. Pjesërisht për shkak se shumë pak gazetarë hetuan apo vunë në pikëpyetje historitë e qarta dhe të thjeshta me të cilat përballen. Gazetarët dhe OJQ-të perëndimore, të tilla si Human Rights Watch, nuk arritën të vënë në pikëpyetje atë që u ishte treguar dhe lejuan që një fushatë propaganduese të zhvillohej dhe të pranohej si e vërtetë. Pranimi i dukshëm i pakualifikuar që Human Rights Watch i bëri bona fides në skenën e krimit në Liqenin e Radoniqit u mor nga prokuroria dhe u përdor në mënyrë të përsëritur gjatë gjithë gjykimit.
Rrethanat në të cilat u zbuluan kufomat në Liqenin e Radoniqit kanë paralele interesante me zbulimin në Kleçkë dy javë më parë. Edhe një herë, sipas serbëve, burimi i informacionit ishte një grup shqiptarësh të Kosovës. Ai rikujton se informatorët e Kleçkës kishin pranuar, deri në detaj, një masakër që nuk ndodhi kurrë. Tani tre shqiptarë të Kosovës, Bekim Kalamashi, Zenel Alija dhe Lul Musaj, u arrestuan nga forcat serbe më 3 shtator 1998 dhe u morën në pyetje gjatë ditëve në vijim. Intervista, që bazuar në dëshmitë serbe në gjyq, është zhvilluar si duhet dhe ishte arsyeja e vetme për inspektimin në zonat e kanalit më 8 shtator që ofruan faktet e para se diçka e pazakontë mund të gjendej atje.
Të tre individët më vonë bënë deklarata se ata ishin zhveshur në momentin e arrestimit dhe se u rrahën në mënyrë të përsëritur. Bekim Kalamashi tha se kur ai së bashku me Zenel Alijajn u dërgua te kanali, policia ishte tashmë në vendngjarje dhe se nuk kishte asnjë ide se pse ai dhe shoku i tij ishin dërguar atje. Një nga pjesëtarët e forcave të sigurisë serbe, dëshmitarë në gjyq, pranoi se në momentin që ata u morën në pyetje ishin vetëm me të brendshmet e tyre. Bekim Kalamashi tha se ai u rrah nga Rade Vlahoviç, djali i një çifti serb të zhdukur nga shtëpia e tyre prillin e kaluar. Një dëshmitar serb pohoi se Kalamashi ‘mund’ të ishte lënë vetëm me Vlahoviçin. Rade Vlahoviç ishte gjithashtu i implikuar në falsifikimin e deklaratës të pretenduar të Kalamashit (shih më poshtë). Vlahoviç ishte në listën e dëshmitarëve të prokurorisë, por, për arsye të dukshme, ata nuk pranuan ta thërrisnin atë.
Një dëshmitar i prokurorisë nga Humanitarian Law Center në Beograd, tha se praktika e torturimit të shqiptarëve ishte ‘sistematike’ në Kosovë në atë kohë. Më befasues ishte mosefikasiteti qesharak i policisë serbe në Gjakovë që përgatiteshin të nënshkruanin deklaratat e fabrikuara të tre robërve të tyre. Prokuroria thirri Radovan Zllatkoviç i cili, në vitin 1998, ishte shef i MUP (Policisë) në Gjakovë. Përmbledhja e mbrojtjes në mbyllje shprehte shkurtimisht deklaratat e tij (të cilat nuk u kontestuan) si më poshtë:
“Prokuroria solli dy deklarata që pretendohet të jenë marrë nga Bekim Kalimashi më 5 shtator. Deklarata e parë është e panënshkruar dhe ka të regjistruar si oficerë të marrjes në pyetje Rade Vlahoviç dhe Ranko Markoviç. Deklarata e dytë është e nënshkruar, por oficerët e intervistimit janë të ndryshëm: zoti Vlahoviç ishte zëvendësuar nga Lubisha Novoviç. Ndërkohë që faqja e parë dhe e dytë e këtyre dy deklaratave janë identike, (përfshirë gabime identike ortografike), faqja e tretë e deklaratës së dytë ishte qartësisht e ndryshuar për të përfshirë referencën për eshtrat e gjetur në kanal, dhe për të përfshirë pranimet se Z. Kalamashi kishte kryer vetë krimet. Radovan Zlatkoviç pohoi të ketë qenë i pranishëm, ndërsa dy prej këtyre deklaratave janë marrë më 5 shtator. Shpjegimi i tij për procedurat e ndjekura ishte totalisht i rremë. I pyetur se pse ishin marrë dy deklarata të ndara, ai tha se deklarata e dytë është marrë si një kontroll mbi besueshmërinë e të parës … në mënyrë që mund të bëhej një krahasimi me qëllim për të provuar nëse deklarata e zotit Kalamashi nuk kishte ndryshuar. Ai në mënyrë specifike ka konfirmuar se deklarata e dytë është marrë tërësisht nga e para dhe deklaroi se kishte parë intervistuesit duke mbajtur shënime nga deklarata e re. Kur u pyet se si dëshmia e tij mund të pajtohej me faktin se dy faqet e para ishin identike (duke përfshirë madje edhe gabimet identike të shtypit), ai tha se kjo duhet të jetë si rezultat i një “makine shkrimi të keqe”. Megjithatë, kur kaloi nga Dhoma Gjyqësore, ai pranoi se kjo nuk mund të ishte e saktë. Ai pranoi se, se në qoftë se një makinë shkrimi nuk funksiononte siç duhej, atëherë gabimet ortografike për çdo shtypje letre do të përsëriteshin. Gabimet ortografike nuk tregonin një rast të tillë. Zoti Zlatkoviç pastaj sugjeroi se anomalitë ortografike ishin rezultat i një gabimi njerëzorë sepse “njerëzit ishin të lodhur në atë kohë”. Megjithatë, ashtu si edhe ai e pranoi, gabimi njerëzor nuk mund të ishte i tillë që të shfaqej në mënyrë identike në të dy deklaratat. Për më tepër, sugjerimi se dy deklaratat ishin marrë totalisht në mënyrë të pavarur domosdoshmërisht nënkupton se zoti Kalimashi duhej të kishte përdorur ekzaktësisht të njëjtat fjalë në të njëjtën renditje në të dy rastet. Kur ky propozim iu paraqit zotit Zlatkoviç, ai sugjeroi se zoti Kalamashi ishte një “njeri i zgjuar” i cili do të mund “ta thoshte atë dy herë në të njëjtën mënyrë”. Më në fund, zoti Zlatkoviç u shty të pranonte se deklarata e dytë nuk mund të ishte marrë nga e para. Ai sugjeroi se personi i cili e mori deklaratën e dytë ose mund ‘të ketë bërë gabimin me qëllim ose ndoshta më ka gënjyer kur më tha se deklarata ishte marrë nga e para’”.
Datat janë me rëndësi kritike. Sipas provave të autoriteteve serbe ishin deklaratat e Kalimashit, Alijajt dhe Musajt që i çuan ata te liqeni më 8 shtator, ku ata zbuluan ‘vendin e krimit’. Duke lënë mënjanë faktin se rrëfimi ishte me shumë siguri i detyruar dhe gjithashtu deklarata e më vonshme e Kalamashit se serbët ishin tashmë në vendin e ngjarjes kur ai ishte çuar atje në datën 8, kishte shumë më tepër fakte të tmerrshme mbi ngjarjet që po ndodhnin me procesverbalin e mbledhjes së Komandës së Përbashkët Serbe më 4 shtator, katër ditë më parë. Në atë takim David Gajiç, asistent i shefit të sigurimit të shtetit, raportoi se “ka varre masive në Ratish në afërsi të Deçanit, 34 serbë, 3 romë dhe 3 shqiptar”. Ratish është një fshat shumë afër me fushën e kanalit ku, sipas dëshmitarëve të akuzës, kufomat ishin zbuluar vetëm në datën 8. Dhe, siç e kemi parë, tre ditë më parë, Kryetari i Kuvendit Serb Miniç i tha Komandës së Bashkuar se ata duhej të çonin provat e krimeve në liqen në një nivel më të lartë.
Vllastimir Dordeviç, zëvendëskomandant i MPB-së, ka qenë pjesë e ekipit serb që bëri vizitën e parë në Liqenin e Radoniqit më 8 shtator 1998. Dy ditë më parë, më 6 shtator, ai i tha Komandës së Përbashkët se “për sa i përket Ratishës, lëreni popullin të zbulojë vendndodhjen e varrezave dhe shoqërojini me një njësi forcash të armatosura”. Ishte e paqartë se çfarë ekzaktësisht Dordeviç nënkuptonte me ato që tha, por nëse merren në konsideratë faktorët e mëposhtëm një shpjegim fillon të shfaqet. Së pari, prova mjekoligjore (diskutuar më poshtë) treguan se trupat në murin e kanalit ishin zhvarrosur kohët e fundit nga një tjetër vend dhe ishin zhvendosur në pozicionet ku u gjetën. Së dyti, Dordeviç i zhvendosi trupat në një rast tjetër.
Në vitin 2003 Dordeviç u padit nga ICTY për rolin e tij në planifikimin, ekzekutimin dhe zhvendosjen e një kamioni frigorifer të mbushur me eshtrat e shqiptarëve të Kosovës të vrarë gjatë luftës. Provat u shfaqën gjatë gjyqit të tij, ku në një takim në mars të 1999 Sllobodan Milosheviç kishte udhëzuar personalisht Dordeviç të ndërmarrë këtë detyrë. Më shumë se 450 trupa, përfshirë ato të 289 burrave që ishin ndarë nga një kolonë refugjatësh në afërsi të Gjakovës (vetëm 15 kilometra nga Liqeni i Radoniqit), u gjetën të varrosur në një kazermë ushtarake në Batajnicë në afërsi të Beogradit dhe nga një varr masiv të gjendur pranë, rastësisht ose jo, në një liqen artificial. Dordeviç u fsheh kur ai u padit por u arrestua në Mal të Zi më 27 qershor të vitit 2007. Përveç përfshirjes së tij në zhvendosjen e trupave, ai gjithashtu u akuzua për përgjegjësinë e komandës për masakrën e 44 anëtarëve të një familjeje shqiptare në mars të vitit 1999. Në shkurt të vitit 2011 ai u shpall fajtor për të gjitha akuzat dhe iu dha një dënim me 27 vite burg.
Serbët ‘zbuluan’ tre grupime të ndryshme trupash në kanalin e Liqenit të Radoniqit në shtator të vitit 1998. Grupi i parë ishte në kanion ndërsa i dyti ishte në anën e murit të kanalit (menjëherë mbi kanion). I treti ishte një grup prej gjashtë trupash që u zbulua disa javë pas zbulimit të dy të parëve në atë që njihej si “Ferma Ekonomike”, një ish-kooperative bujqësore.
Grupi i parë përbëhej nga mbetjet e trupave të 13 individëve, gjetur në kanionin në fund të kanalit. Sipas të gjitha fakteve në dispozicion, këta trupa ishin marrë nga rrjedha e ujit deri në pozicionin ku ata ishin gjetur. Secili prej tyre mund të kishte hyrë në ujë në çdo pikë midis fundit të kanalit dhe Llukës së Epërme. Rrjedhja e ujit përmes kanalit në pranverën dhe verën e vitit 1998 ishte jashtëzakonisht e madhe, duke shkaktuar një rritje prej 40 cm në nivelin e liqenit. Në maksimumin e tij, prurjet ishin rreth 12 metër kub për sekondë, krahasuar me prurjet mesatare prej rreth dy deri në tre metra kub për sekondë. Për rrjedhojë mund të kishte pak dyshime që trupat kishin hyr në kanal në çdo pjesë që të çonte për në zonën e kanionit të liqenit.
Prokuroria gjeti shumë prova në afërsi të fshatit Irzniq, një sipërfaqe e kanalit ishte mbuluar me pemë, bimë, dhe shkurre të cilat ishin rritur në tokë grumbulluese në pellgun e kanalit dhe kjo ka ndikuar në rrjedhën e ujit. Sugjerimi ishte se trupat e gjetur në kanion nuk mund të kishin ardhur nga asnjë zonë tjetër përveç Irzniqit. Rëndësia e Irzniqit është se ky është vendi ku Idriz Balaj, një nga dy të bashkakuzuarit e Haradinajt, drejtoi njësinë e operacioneve speciale Shqiponjat e Zeza. Irzniq ndodhet në afërsi të kanalit, vetëm disa kilometra nga vendi ku ai hyn në Liqenin e Radoniqit. Kjo provë u ofrua nga një inxhinier i cili nuk kishte vizituar zonën në atë kohë dhe nuk ishte “i sigurt” nëse trupat do të ishin zhvendosur nëpër kanal deri në atë pikë. Një opinion më i mirë, konfirmuar nga të gjithë ata që kanë banuar në atë zonë, ishte se edhe objekte shumë të madha, të tilla si makineri të rënda dhe kafshë ferme, shpesh ishin, transportuar përgjatë gjatësisë së kanalit atë vit. Ky argument do ishte vendimtar për të kërkuar mbi mundësitë e shumta të gjetjes së trupave në fund të liqenit.
Fakte filluan të dilnin nga serbët si dhe nga burime lokale se forcat serbe ishin vendosur dhe vepronin në hyrje të kanalit në Llukës së Epërm në gusht dhe shtator. Një shkencëtar mjekoligjor serb, Branimir Aleksandriç, i ofroi gjykatës mendimin e tij se trupat në kanion ishin “hedhur poshtë” nga seksioni i betonit mbi kanal, dhe nuk kishin përfunduar aty si pasojë e rrjedhjes nëpër kanali. Pas marrjes në pyetje, ai pranoi se nuk kishte prova për të mbështetur këtë teori. Pastrimi i parë i kanalit pas luftës u bë në vitin 2001 dhe nga ai nuk u zbulua asnjë mbetje njerëzore. Për rrjedhojë, nëse trupat janë hedhur në kanal nga zonë mbi Irzniq, atëherë trupat gjetën rrugën për në kanion në fund të kanalit dhe nuk u bllokuan gjatë rrugës.
Diçka vërtet e çuditshme në lidhje me vendin e krimit ishte një makinë e kuqe Opel e gjetur në kanion e cila i përkiste Tush dhe Ilira Frrokajs, një çift katolik shqiptarësh të Kosovës. Në pikë 17 dhe 18 të aktakuzës pohohej se Frrokaj ishte rrëmbyer nga UÇK-ja dhe më pas vrarë. Fotografitë dhe videoregjistrimet e bëra në atë kohë tregojnë se makina kishte dalë nga uji dhe kishte mbetur në kanion. Në më pak se tre javë më parë në kërkim të tyre. Ai vështroi në kanion dhe nuk e pa një makinë. Nuk ka patur ndryshime të dukshme të nivelit të ujit në kohën e ndërhyrjes.
Ekzistonte gjithashtu një konflikt i drejtpërdrejtë mes dëshmitarëve serb mbi gjetjen e trupit të Ilira Frrokaj. Disa thanë se ajo u gjet në bagazhin e makinës ndërkohë që të tjerë këmbëngulin se ajo u gjet ‘pranë’ makinës. Provat balistike treguan se Ilira Frrokaj u qëllua, nga një distancë, ndërsa ishte në makinë. Me fjalë të tjera nuk kishte asnjë provë për të mbështetur pretendimin e prokurorisë se Ilira Frrokaj ishte ekzekutuar në kanal dhe aq më tepër se makina ishte shtyrë në kanal nga një lartësi mbi liqen, dhe që më pas kishte rënë në kanion. Ishte një fakt i papërshtatshëm për prokurorinë se serbët kanë qenë veçanërisht aktive në kohën e zhdukjes së Frrokajt, në zonat përgjatë kanalit në veri të liqenit. Të afërmit e çiftit kanë qenë gjithmonë të mendimit se forcat serbe i vranë ata dhe ishin të habitur të dëgjonin se Ramush Haradinaj, apo ndonjë ushtarë i UÇK, mund të akuzohej për vrasjen e tyre.
Dy javë më vonë, vetëm disa ditë para zbulimit në liqen, dëshmitari 21 u kthye përsëri në zonë për të parë për të afërmit e tij të zhdukur. Ai shkoi fillimisht në Gllogjan, sepse i ishte thënë se ata ishin parë duke udhëtuar me makinë në atë drejtim. Kur ai shkoi atje, ai kërkoi të takonte Ramush Haradinajn. Ramushi nuk ishte aty, por vëllai i tij Shkëlzen ishte. Shkëlzeni dhe ushtarë të tjerë të UÇK-së, ai tha se ishin “të dobishëm dhe të këndshëm”. Shkëlzen i kërkoi fotografi të të zhdukurve dhe tha se ai do të organizojë një kërkim për ta. Dëshmitari tha se ai kishte për qëllim ti kërkonte vetë në zonën e Liqenit të Radoniqit. Shkëlzeni e këshilloi shumë që të mos shkonte atje, duke theksuar se ka pasur një ofensivë të madhe serbe dy apo tre ditë më parë dhe se zona ishte ende e pasigurt. Dëshmitari tregoi se si burrat e UÇK-së të gjithë ishin mbledhur në oborrin e selisë pasi ndërtesa ishte pothuajse totalisht shkatërruar.
Pa e ditur, dëshmitari ishte duke dhënë evidenca të rëndësishme komprometuese të ofensivës serbe të gushtit, e treta për nga radha në atë zonë gjatë periudhës së aktakuzave. Në të vërtetë dëshmitari ishte në gjendje të jepte një raport të pozicioneve serbe me saktësi gjë që Emerson e përmendi në gjykatë në fjalën e tij hapëse ditën e parë të gjykimit. Gills Dutertre, avokati i prokurorisë që shqyrtoi këtë dëshmitar, u shqetësua dukshëm se si ai në mënyrë të pafajshme ishte duke zbuluar teorinë e prokurorisë se e gjithë kjo zonë ishte nën “kontrollin total” të UÇK-së përgjatë gjithë periudhës së aktakuzës, duke lejuar në këtë mënyrë UÇK-në të kryejë krimet e saj. Gjatë marrjes në pyetje nga Emerson, ai nuk u ndal në këtë pikë. Gjykatësi e kapi situatën. Emerson ishte më i interesuar në atë që dëshmitari pa kur, përkundër këshillave të Shkëlzen Haradinajt, ai shkoi të kërkonte të afërmit e tij të zhdukur në zonën e Liqenit të Radoniqit.
Ajo çfarë dëshmitari i 21 pa ishte një grumbull trupash njerëzisht që dukeshin se ishin vrarë kohët e fundit. Ai foli për erën e tmerrshme. Disa nga trupat ishin hedhur së bashku dhe ishin një apo dy metra larg nga të tjerët. Ai pa një grumbull trupash në një ndërtesë ferme dhe të tjerë të shpërndarë në vende të ndryshme, të cilat ai ishte në gjendje t’i tregonte në një hartë, të gjitha brenda një distance të shkurtër të kanalit. Ai deklaroi kategorikisht se nuk ka patur trupa në anën e kanalit ditën që ai ishte atje. Atij iu tregua një fotografi e marrë nga forcat serbe një javë më pas që tregon trupat në murin e kanalit. Ai ishte i sigurt se ata nuk kishin qenë atje javën e kaluar. Ai pa një pozicion serb në një kodër me pamje nga liqeni. Ai pa një tank dhe personel serb.
Më 10-11 shtator, kur serbët sollën mediat në vendin e ngjarjes, të gjithë trupat u mblodhën në murin e kanalit, në kanal dhe poshtë kanalit në një grykë të gjerë. Nuk kishte trupa të shpërndarë në pjesët e tjera. Pyetja e qartë ishte se si janë lëvizur trupat nga vendndodhja dhe ishin shpërndarë në një grumbullim të vetëm pranë kanalit, në rast se ata ishin vërtet të njëjtët trupa. Tashmë ishte e ditur se kjo ka ndodhur gjatë periudhës kur UÇK-ja në Gllogjan nuk mund të hynte në këtë zonë për shkak se ajo ishte shumë e rrezikshme. Serbët kishin hyrë atje vetëm pak ditë më parë, duke shkatërruar çdo gjë që panë, duke djegur dhe plaçkitur ndërtesat dhe duke vrarë bagëtitë. Provat e sjella tashmë para gjykatës linin pak vend për dyshime se civilët nuk do të ishin kursyer. Për sa u përket serbëve, ata ishin duke e kthyer në normalitet një zonë terroriste, duke e ‘spastruar’ atë njëherë e përgjithmonë.
Edhe më e tmerrshme ishte gjetja e Profesore Lekomte se trupat ishin zhvarrosur pas varrosjes ‘fillestare’. Nga këto doli në dritë një skenë krimi e falsifikuar, siç dukej gjithnjë e më tepër, gishti tregues do të drejtohej drejtë forcave serbe se ishin ata, në vend të UÇK-së, që kishin nën kontroll zonën para ‘zbulimit’. Prokurorinë e zuri paniku nga raporti i Profesore Lekomte dhe në një ditë të plotë provash absurde pasoi u ndoq nga një thirrje që ata ai bënë Laurent Dourel, një entomolog mjekoligjor, për të marrë në pyetje njohuritë e Profesore Lekomte mbi vemjet, apo larvat, edhe krejtësisht e qartë se ‘prania e larvave të insekteve’ ishte vetëm një element ndër shumë të tillë që çoi në përfundimet e arritura nga ajo i saj në lidhje me lëvizjen e trupave. Në fakt Dourel konfirmoi në gjykatë se ai nuk ishte në gjendje të hidhte poshtë konkluzionet e Profesore Lecomte; ai nuk ishte një ekspert në çështje të tilla. Humbje të tilla kohe ishin kthyer në një normalitet në jetën në Hagë.