Aktualitet

Gjyqi ndaj Mediut, GJKKO cakton 27 korrikun për të shqyrtuar kërkesën e SPAK














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:09 - 09/07/21 |
mapo.al

GJKKO ka caktuar datën 27 korrik për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për gjykimin e ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu.






Më herët ishte Gjykata e Lartë ajo që shpalli moskompetencë mbi kërkesën e SPAK për të nisur hetimet ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu lidhur me ngjarjen e Gërdecit në vitin 2008.


Kështu Gjykata e Lartë ia kaloi çështje Gjykatës së Shkallës së Parë Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, GJKKO.







Do të jetë kjo e fundit që të shprehet nëse duhet të mbetet i pushuar procesi ndaj Mediut, apo duhet të rihapet nëse ka prova të reja.



Gjykata e Lartë kishte vendosur të pushojë çështjen ndaj Mediut pasi ai kishte imunitet dhe prokuroria nuk kishte marrë autorizim.



Lexo edhe :  SPAK kërkoi arrest shtëpie, GJKKO e lë sërish në burg babain e Arbër Çekajt

Por ndryshimet ligjore të vitit 2012 dhe 2017 kanë ndryshuar imunitetin parlamentar të të zgjedhurve, ndaj ndjekjeve penale, hetimit apo gjykimit të tyre.

Mediu u akuzua në atë kohe për shpërdorim detyre, në lidhje me shpërthimin e municioneve në fabrikën e demontimit në Gërdec.

Një nga familjarët, Zamira Durdaj, e cila humbi të birin, kallëzoi në SPAK ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu.

Shpërthimi në fabrikën e demontimit të armëve në Gërdec, shkaktoi vdekjen e 26 personave, plagosjen e rëndë e 27 personave, plagosja e lehtë të 109 të të tjerëve.

1


Etiketa: , , ,

Pas