Aktualitet

Gjyqi në Janinë i Jorgo Totos në 12 shtator, konfirmon akuzat e PD














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:13 - 17/09/19 |
mapo.al

Akuzat e PD se Jorgo Toto ose Agim Kajmaku ka qenë në kërkim nga drejtësia greke, nuk kanë qenë thjesht pretendime për interesa politike. Sot u provua me vendimin e Gjykatës së Janinës se kryebashkiaku i Vorës ka pasur çështje të hapur në vendin fqinj. Pikërisht arrestimin në Greqi Kajmaku nuk e ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit. Sipas dokumentit që publikon në rrjetet sociale Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, gjyqi për Jorgo Toton është zhvilluar në Gjykatën e Janinës në datën 12 shtator të këtij viti, i ndarë në katër seanca përgjatë katër ditëve, për akuzat e falsifikimit të parave.






Por gjyqtarja Kristina Andoniu e ka atë shpallur të pafajshëm për 13 janarin e vitit 2003, kur Jorgo Toto ose Agim Kajmaku u ndalua me monedha të falsifikuara në Janinë, duke blerë produkte bujqësore.


“Gjykata e Janinës konfirmoi të gjithë denoncimet e Partisë Demokratike se Agim Kajmaku ishte në kërkim nga drejtësia greke, pasi është arrestuar në Janar 2003 me emrin Jorgo Toto dhe ai e kishte fshehur këtë fakt në formularin e dekriminalizimit”, shkruan Bardhi në rrjetet sociale.






Dokumenti i Gjykatës së Janinë, gjyqi i Jorgo Totos në 12 shtator



Edhe pse është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Janinës, Kajmaku pritet të “digjet” nga ligji i dekriminalizimit, pasi ka gënjyer në formularin e vetëdeklarimit, duke fshehur arrestimin në Greqi me emrin Jorgo Toto. Gazment Bardhi kërkon jo vetëm shkarkimin e tij, por edhe arrestimin për shkelje të ligjit të dekriminalizimit dhe mashtrim të qytetarëve.



“Vendimi konfirmon se Agim Kajmakut, alias Jorgo Toto, nuk i lejohej nga ligji i dekriminalizimit të kandidonte për kryetar bashkie. Vendimi konfirmon se Agim Kajmaku, alias Jorgo Toto ka gënjyer në Formularin e Dekriminalizimit, duke kryer veprën penale të falsifikimit të dokumenteve. Agim Kajmaku ka fshehur arrestimin në Greqi me emrin Jorgo Toto. Për këtë duhet të shkarkohet nga detyra dhe t’i vihen menjeherë prangat për shkeljen flagrante të ligjit të dekriminalizimit dhe mashtrimin e qytetarëve shqiptarë“, thotë Gazment Bardhi.

Postimi i Bardhit
Gjykata e Janinës konfirmoi të gjithë denoncimet e Partisë Demokratike se Agim Kajmaku ishte në kërkim nga drejtësia greke, pasi është arrestuar në Janar 2003 me emrin Jorgo Toto dhe ai e kishte fshehur këtë fakt në formularin e dekriminalizimit.

Seancat gjyqësore për Jorgo Toton e Bashkisë së Vorës, të zhvilluara në Janinë për 4 ditë, u japin fund zvarritjeve të prokurorisë për zbulimin e identitetit të kandidatit të Edi Ramës. Megjithëse i dha kohë të sigurojë që nuk futet në burg në Greqi duke mbyllur çëshjtjen atje, Agim Kajmaku ka punë me ligjin shqiptar.

Vendimi konfirmon se Agim Kajmaku alias Jorgo Toto ka qenë me proces penal të hapur në Greqi dhe me urdhër arresti në fuqi, ashtu sikurse Partia Demokratike denoncoi. Vendimi konfirmon se Agim Kajmakut, alias Jorgo Toto, nuk i lejohej nga ligji i dekriminalizimit të kandidonte për kryetar bashkie.

Vendimi konfirmon se Agim Kajmaku, alias Jorgo Toto ka gënjyer në Formularin e Dekriminalzimit, duke kryer veprën penale të fallsifikimit të dokumenteve.

Agim Kajmaku ka fshehur arrestimin në Greqi me emrin Jorgo Toto. Për këtë duhet të shkarkohet nga detyra dhe t’i vihen menjeherë prangat për shkeljen flagrante të ligjit të dekriminalizimit dhe mashtrimin e qytetarëve shqiptarë.

Denoncimi i PD për Kajmakun
Pas Valdrin Pjetrit, Partia Demokratike denoncoi një tjetër kryebashkiak me probleme me ligjin e dekriminalizimit. Në votimet e 30 qershorit Edi Rama vendosi që të kandidojë në Vorë, biznesmenin e luleve Agim Kajmaku. Në dokumentet e tij të dekriminalizimit, Kajmaku mësohet se ka deklaruar se ka emigruar në Greqi ku edhe ka pasur emër tjetër. Jorgo Toto, është një nga emrat që Kajmaku ka pasur në Greqi dhe nga të dhënat mësohet se ai ka qenë i dënuar, vepër të cilën ai nuk e ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit. PD publikoi edhe një foto duke pretenduar se Jorgo Toto është Agim Kajmaku.


Sipas PD, Agim Kajmaku ose Jorgo Toto është arrestuar në Greqi në vitin 2003 për falsifikim parash. Kajmaku është ndaluar nga policia në Janinë pasi është kapur duke blerë produkte bujqësore me para të falsifikuara. Ai është lënë në gjendje të lirë nga gjykata deri në përfundim të hetimeve, Jorgo Toto është arratisur nga Greqia.

Nga viti 2003 ai rezulton se ka qenë në kërkim në shtetin fqinj. Provë e fortë e cila ka thelluar dyshimet ka qenë numri unik i pasaportës, i cili nga verifikimet që PD ka bërë, i korrespondon Agim Kajmakut. Sipas sistemit shtetëror TIMS, Agim Kajmaku, kur ka patur emrin Jorgo Toto, i datëlindjes 06.07.1971, i biri i Imer dhe Maxhe, ka qenë posedues ekzaktësisht i pasaportës me Nr. Z 0148497. “Kjo është një provë e pakontestueshme që Jorgo Toto i arrestuar në Greqi me pasaportën me nr. Z 0148497, është Jorgo Toto, që ju shikoni në foto, me pasaportën me nr. Z 0148497, dhe që sot mban emrin Agim Kajmaku”, tha Gazment Bardhi dy ditë më parë.

Kajmaku: Kam përdorur emrin Jorgo Toto, por s’jam arrestuar
Pas akuzave të Partisë Demokratike se ka qenë i dënuar më parë në Greqi, Agim Kajmaku, kryebashkiak i Vorës, ka hedhur poshtë vazhdimisht pretendimet e opozitës përmes reagimeve në rrjetet sociale. Kryebashkiaku Kajmaku pranoi se kishte ndryshuar emrin, por këtë veprim e kishte bërë për të marrë vizë në Greqi dhe jo se kishte qenë i dënuar. Ai publikoi edhe dokumentet ku pretendon se s’ka qenë subjekt i ligjit të dekriminalizimit si dhe pasaportën me vulën greke ku ka hyrë dhe ka dalë me emrin Jorgo Toto.

Unë ashtu si dhe shumë e shumë shqiptarë që kanë emigruar në Greqi në vitet `90, më është dashur të ndryshoj emrin dhe mbiemrin për tu pajisur me dokumenta qëndrimi. Sepse fatkeqsisht ky ka qenë niveli i mbrojtjes për emigrantët nga shteti Shqiptar në ato kohë kur Sali Presidenti i futi dy gishtat në sy këtij vendi.

Këtë gjë nuk e kam bërë në shkelje të ligjit, por me Vendim të Këshillit të Komunës Prezë, Nr 06/1, Datë 06.02.1996, “Ndryshim emri dhe mbiemri nga Agim Kajmaku në Jorgo Toto”. Përmes këtij ndryshimi, munda që të siguroj një vizë nga Ambasada Greke për vete dhe familjen.

Prej vitit 1996, bashkë me bashkëshorten time Rita, hapëm një biznes tregëti Lulesh Natyrale. E kam drejtuar vetë atë biznes deri në korrik të vitit 2019 kur u zgjodha Kryetar i Bashkisë Vorë. Biznesin e nisëm me furnizim nga shteti Grek dhe kemi punuar për rreth 8 vjet, deri në vitin 2004 me Greqinë.

Ndërkohë me vendim të Këshillit të Komunës Prezë, Nr 19, Datë 30.03.2004, kam “Ndryshim emri dhe mbiemri nga Jorgo Toto në Agim Kajmaku”. Kjo për shkak se jo vetëm mundësitë e biznesit ishin zgjeruar në vende të tjera të Evropës, por lindi nevoja të administroja pronat e familjes time.

Pavarësisht ndryshimit të emrit për arsye dokumentare, unë Agim Kajmaku gjithmonë kam mbajtur të njejtin emër të babait, nënës dhe të ditës time të lindjes edhe me emrin Jorgo Toto. Prandaj është shumë kollaj e verifikueshme a kam qëne i dënuar apo jo.

E dija që kur i hyra kësaj rruge për të drejtuar Bashkinë e Vorës, se Sali Baba me dyzet qentë e tij do të sulmonin për me kafshu! Prandaj kalova kufirin para se të dorëzoja kandidaturën time, që t’i kisha këto foto me të cilat përshëndes Sali Babën dhe dyzet qentë e vet dixhital.

Konkretisht më poshtë janë:

Certifikata Personale me shënimin përkatës për ndryshimet e ligjshme të emrit;
2. Dëshmi e Penalitet lëshuar nga Ministria e Drejtësisë në Shtetin Grek ku bazuar në Regjistrin Kombëtar Penal, personi Jorgo (Agim) Toto (Kajmaku) rezulton I PADENUAR;
3. Formulari i Vetë Deklarimit në zbatim të ligjit Nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, ku parashtrohen gjeneralitetet e mëparshme.
4. Foto e Vulave të Pikave të Kalimit Kufitar në Maj 2019.

Po, kam ndryshuar emrin!
Po, kam zbatuar ligjin dhe e kam deklaruar kudo e kurdo!
Jo! Nuk kam qenë asnjëherë i dënuar”

1


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas