Aktualitet

Gjyqi shtyhet për në vjeshtë, Tahiri i revoltuar: Si nuk u lodhët?






               Publikuar në : 12:24 - 22/07/19 |
mapo.al

Gjykata e Krimeve të Rënda ka pranuar kerkesen për gjykim të shkurtuar për ish-ministrin Saimir Tahiri dhe ish-shefin e policisë që gjykohet në mungesë, Jaeld Cela. Gjatë kësaj seance, prokurorët kanë kërkuar dy jave kohë për pretencen. “Nëse për ju është procedurë, për mua është gjithë jeta ime”, është shprehur Tahiri i revoltuar.


Deklarata e Tahirit për mediat pas seancës:

“Nuk e kuptoj se si Prokuroria që ka dy vite që merret me këto çështje nuk e bën dot sapo i jepet arsyeja. Mua më duket e tepërt, pasi vendimi u mor. Edhe në seancë për shtyrjen e parë.

Unë i kam parë letrat. Nuk ka asnjë gërmë më shumë. Që në letrat e para që kam parë në shtator të 2017 ku në parlament kërkuan heqjen e imunitetit tim. Nuk ka asnjë gjë më shumë se ajo që u kërkua nga parlamenti.

Më duket jo serioze që Prokuroria i ripërktheu dokumentet.

Edhe shtyrja e sotme është e tepërt, është para gushtit dhe gushti është pushim, mua më duket shumë e tepërt. U shty për shtator kjo histori, por ishin të gjitha kushtet që të behej gjykim i pandërprerë, siç e kërkon Kodi edhe siç duhet me rastin. Si nuk u lodhët me këtë histori. Po zgjatet përtej limitit të vazhdueshëm”.

Seanca e radhës është caktuar ne 10 shtator, ora 9:00, ku pritet të jepet pretenca e prokurorëve për ish-ministrin e Brendshëm.


Etiketa: , ,

Pas