Aktualitet

Gjyqtarët e Elbasanit në QSUT – Pritet masa e sigurisë për Ardian Çapjan














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:48 - 01/04/21 |
mapo.al

Në ambientet e QSUT kanë mbërritur dy avokatët mbrojtës të Ardian Çapjas, Neshat Thana dhe Aldo Shkëmbi. Gjithashtu, gjyqtarët e Elbasanit kanë udhëtuar drejt Tiranës për të caktuar masën e sigurisë për 53-vjeçarin Çapja.






Seanca gjyqësore për Ardian Çapjan, pritet të zhvillohet pranë ambienteve të QSUT, pasi ai u shtrua për shkak të problemeve shëndetësore.


Kujtojmë se Ardian Çapja, u arrestua 3 ditë më parë, në kuadër të operacionit policor të koduar ‘Krasta 2021’.  Ai akuzohet për vrasjen e dyfishtë të vitit 2012, ku mbetën të vdekur babë e bir, Gentian dhe Nezir Beqiri.







Ndër të tjera, prokuroi që hetoi dosjen e Çapjave në Elbasan, Ridvan Sukaj, ka kërkuar mbrojtje pasi ndihet i rrezikuar së bashku me familjen e tij. Kërkesa e mbrojtjes së Sukajt, u miratua një ditë më parë.

Lexo edhe :  U shkëput ashensori, u plagosën 2 gra, arrestohet tekniku i kompleksit në Astir


Arrestimi i Ardjan Çapjas është bërë mëngjesin e 29 marsit pas finalizimit të operacionit i koduar “Krasta 2021”. Gjatë operacionit, në banesën e Ardjan Çapjas, policia i gjeti dhe sekuestroi edhe një kallashnikov. Ardjan Çapja dhe Florenc Çapja, ky i fundit nipi i tij, akuzohen për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.



Ardian Çapja, qershorin e një viti më parë, i shpëtoi një atëntati me snajper. Kjo ngjarje, është ende e pazbardhur. Autori, mësohet se ka qenë i pozicionuar në Kodër Krastë, përballë banesës së 53-vjeçarit Çapja. Ai ka pritur momentin kur Çapja ka dalë nga banesa, dhe më pas ka qëlluar me snajper.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas