Eksperti britanik i ligjeve zbardh bisedat me Ramën dhe ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë për sistemin e drejtësisë. “KLD, pengesë kryesore për reformat. Gjyqtarët e kontrollojnë këtë Këshill dhe kujdesen që korrupsioni të mos ndëshkohet”
Gjyqtarët në Shqipëri janë të paprekshëm. Ndaj, ndihma e Britanisë për të çrrënjosur korrupsionin është e nevojshme. Këto ishin mesazhet që mora me vete nga një vizitë dyditore në Tiranë, në fund të muajit të kaluar. Në Shqipëri isha i ftuar nga Fondacioni Slyyn, i ngritur në vitin 1998 për të mbështetur juristët e rinj nga Europa Qendrore dhe Juglindore. Shumica e vizitës sime kaloi duke parë zotërinë Henry Brooke, një ish-gjyqtar Apeli dhe zv.kryetar i fondacionit, teksa u shpjegonte juristëve shqiptarë, gjyqtarëve dhe politikanëve çfarë shkonte keq me sistemin e tyre ligjor dhe si mund ta ndreqnin atë. Larg nga zilia për atë çka dukej si qasje patriarku, shqiptarët e respektonin gjykimin e Brooke, vëmendje të cilën ai e kishte siguruar në 12 vizitat e mëparshme në këtë vend, dhe i kërkuan atij asistencë të nivelit më të lartë.
Edhe pse vend europian për nga gjeografia, ish-shteti diktatorial është ende larg qëllimit të vet për të qenë anëtar i Bashkimit Europian. Ambasadori britanik në Tiranë, Nicholas Cannon më tha arsyen. “Ekziston një perceptim në publik, për të cilin mendoj se edhe juristët e pranojnë, që ka probleme kronike me korrupsionin brenda sistemit të drejtësisë”, – tha ai. Por, pse është në interesin e taksapaguesve anglezë, të forcojnë shtetin ligjor në Shqipëri? “Përputhet me objektivat tanë strategjikë për të ndihmuar Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor të anëtarësohen në BE”, – shtoi ambasadori. Por ka edhe një interes egoist. “Dobësia e shtetit ligjor në Shqipëri, në polici dhe sistemin e drejtësisë, por edhe në investigimin e krimeve ka një efekt të drejtpërdrejtë në Britaninë e Madhe. Me forcimin e institucioneve ligjore në Shqipëri mund të shpresosh për një përballje me trafikantët e drogës dhe kriminelët e tjerë, të cilët kanë ndikim direkt në rrugët e Britanisë”.
Një politikan i njohur në Tiranë më tregoi se si një ndihmës parkimi, i cili kishte qenë dëshmitar i shkëmbimit të zjarrit mes dy kriminelëve, i kishte kërkuar dikur ndihmë. “Ai i telefonoi policisë dhe ata i kërkuan të merrte pjesë në një proces identifikimi. Ai njohu mes tyre gangsterët e përfshirë. Ata u hetuan dhe në fund të gjyqit, vetëm njëri prej tyre u shpall fajtor. Vetë dëshmitari u shpall fajtor për dhënien e informacionit të rremë. U gjobit me mijëra dollarë.
“I thashë atij se do ta ndihmoja të apelonte”, – vazhdoi rrëfimin e tij politikani. Por nuk ishte kjo çka i nevojitej ndihmësit të parkingut. “Nëse unë jam i pafajshëm, kjo i bën ata fajtorë. Do të gjejnë dikë tjetër për ta korruptuar”. Gjithë sa ai kërkonte, ishte që gjoba të mos e kalonte shumën e pagës së tij të dy muajve.
Pengesa kryesore për reformat duket se është Këshilli i Lartë i Drejtësisë, i cili është përgjegjës për emërimet, trajnimet, ngritjet në detyrë, procedimet dhe përjashtimet e gjyqtarëve. KLD përbëhet nga Presidenti i Republikës, ministri i Drejtësisë, kreu i Gjykatës së Lartë, tre juristë të zgjedhur nga Kuvendi dhe nëntë gjyqtarë të zgjedhur nga sistemi i Drejtësisë. Por këtë herë, politikanët nuk janë problem. Një vëzhgues i nivelit të lartë tha se gjyqtarët e kontrollojnë Këshillin dhe sigurohen që korrupsioni të mbetet endemik. Ai sugjeroi që Britania e Madhe të dërgojë një prokuror special, mundësisht me një ekip hetuesish, që të nxjerrë gjyqtarët e korruptuar para ligjit.
Ia thashë këtë sugjerim kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Ai preferoi të mos i përgjigjej direkt pyetjes sime. “Unë kam besim të fortë se njerëzit nuk mund të korruptojnë një sistem të mirë. Një sistem i keq i korrupton ata. Ndaj ne duhet të ndërtojmë një sistem të tillë dhe njerëzit do të përshtaten me të. Në të kundërt, nëse e lëmë sistemin siç është, atëherë ai do t’i akomodojë njerëzit në vendet e gabuara”. Rama është i ndërgjegjshëm se korrupsioni është një problem madhor në vend. Sistemi ligjor është duke vepruar si një korporatë, në mbrojtje të interesave të veta. Por, pavarësisht mazhorancës së gjerë, kryeministri pranoi se nuk mund të reformonte sistemin gjyqësor pa mbështetje ndërkombëtare. “Vija ndarëse mes një reforme që lë më shumë hapësirë për integritet dhe ndërhyrja tek pavarësia e sistemit ligjor është shumë e hollë”, – më tha Rama. “Për të mbrojtur këtë vijë të hollë, neve na nevojitet një koalicion i madh forcash, ku Bashkimi Europian dhe partnerët tanë ndërkombëtarë janë thelbësorë”, – përfundoi ai. Duket se Brooke dhe djemtë e tij juristë do të ndërmarrin shumë udhëtime të tjera drejt Tiranës para se kjo të ndodhë. Marrë nga Gazeta Ligjore e Britanisë së Madhe
Për KLD
Pengesa kryesore për reformat duket se është Këshilli i Lartë i Drejtësisë, i cili është përgjegjës për emërimet, trajnimet, ngritjet në detyrë, procedimet dhe përjashtimet e gjyqtarëve. KLD përbëhet nga Presidenti i Republikës, ministri i Drejtësisë etj. Por këtë herë, politikanët nuk janë problem. Një vëzhgues i nivelit të lartë tha se gjyqtarët e kontrollojnë Këshillin dhe sigurohen që korrupsioni të mbetet endemik
Hetues i huaj?
Britania e Madhe të dërgojë një prokuror special, mundësisht me një ekip hetuesish, që të nxjerrë gjyqtarët e korruptuar para ligjit. Ia thashë këtë sugjerim kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Ai preferoi të mos i përgjigjej direkt pyetjes sime. “Unë kam besim të fortë se njerëzit nuk mund të korruptojnë një sistem të mirë. Një sistem i keq i korrupton ata”,-tha ai
Ambasadori britanik
“Dobësia e shtetit ligjor në Shqipëri, në polici dhe sistemin e drejtësisë, por edhe në investigimin e krimeve ka një efekt të drejtpërdrejtë në Britaninë e Madhe. Me forcimin e institucioneve ligjore në Shqipëri mund të shpresosh për një përballje me trafikantët e drogës dhe kriminelët e tjerë, të cilët kanë ndikim direkt në rrugët e Britanisë”.
Qëndrimi i Ramës
“Vija ndarëse mes një reforme që lë më shumë hapësirë për integritet dhe ndërhyrja tek pavarësia e sistemit ligjor është shumë e hollë”, – më tha Rama. “Për të mbrojtur këtë vijë të hollë, neve na nevojitet një koalicion i madh forcash, ku Bashkimi Europian dhe partnerët tanë ndërkombëtarë janë thelbësorë”, – tha Rama
Z.Joshua, kuptohet se ka takuar vetem njeren pale dhe m.q.s. sistemi realisht ka shume probleme, konstaton si te keqen in exstremis KLD-ne. Konstaton gjithashtu se varesia nga politika eshte shume e vogel (eshte gje e mire besoj) por jo tundimit per korupsion dhe ndegjon Z.Rama qe kerkon te perkrahet nga nderkombetaret? per katarsis ne trupen gjygjesore. A vertet kjo do ishte zgjidhja? A mund ti lihet nje K/Ministri te “regulloj” sistemin e pamvarur te drejtesis?!, cili Joshua apo Brooke do te pajtohej me kete teoreme ose cili eksponent drejtesie vendor apo boteror do te ishte dakort qe kete katarsis ta bente K/Ministri i nje vendi me ligjvenesit e vete me perkrahjen e faktorit nderkombetar. Por eshte propozim i vlevshem, prej hallit, nje trupe prokuroresh te jashtem, me integritet, prane gjygjesorit tone per te studjuar dhe vepruar ligjerisht si nje trup vendase per standartizimin e vendimeve gjygjesore dhe denoncimin e rasteve te korupsionit te mundshem por larg qofte zevendesimin and block e KLD-se. K/Ministrit i dalin dhe i teprojne detyrimet qe ka ndaj shtetasve dhe per hir te se vertetes, duhet te filloj te PUNOJE dhe ti qendroje sa me larg regjise se ekraneve..
Edhe nga c.v. ne sajtin ne internet Z.Brooke eshte njeri me emer ne sistemin e se drejtes. E drejta eshte paanesi. Mbi palet. Nese nje organizem si KLD dallon probleme Z.Brooke mund t’i shkoqise sipas se drejtes. Nuk e di nese eshte teprim i artikullit por shprehja – per te sjelle nje ekip per te denuar te korruptuarit sikur nuk mban ”ere” Anglia tepulli i institucionalizmit. Kam pershtypjen se shume ”hatara” po degjojme nga ish funksionare, tashme pensioniste dhe zoteria eshte pensionist.
Ambasadori ne tirane jep kete shpjegim -Me forcimin e institucioneve ligjore në Shqipëri mund të shpresosh për një përballje me trafikantët e drogës dhe kriminelët e tjerë, të cilët kanë ndikim direkt në rrugët e Britanisë
Ajo qe e anashkalojne specialistet britanike te drejtesise, eshte fakti se pjesa me e madhe e posteve drejtuese ne drejtesine e Shqiperise, jane juriste te dipllomuar gjate kohes se diktatures komuniste.
Gjate diktatures komuniste, profesioni i juristit ishte i kufizuar vetem per femijte e familjeve besnike te regjimit diktatorial komunist. Duke pasur si kriter stazhin, kohen e punes ne perzgjedhjen e drejtuesve ne institucionet e larta te drejtesise, akoma sot pas dy dekadash jane me te pakte ata juriste te dipllomuar pas permbysjes se diktatures me kulture juridike demokratike perendimore, se sa juristet e dipllomuar me pare..
A nuk ka ndikuar ne perhapjen e korrupsionit ne drejtesi ky fakt.
A nuk kane ndikuar bindjet komuniste dhe lidhjet familjare komuniste ne nje pjese te madhe te juristeve shqiptare, qe te favorizojne ne menyre korruptive shtresen e tyre shoqerore ?
Ka sigurisht edhe ne rradhet e juristeve shqiptare te dipllomuar ne kohen e diktatures, qe nen ndikimin e hapjes me perendimin, dhe ndonje specializimi qe kane bere ne vendet perendimore, te jene moderuar ne nivelin e laburisteve britanike, por lidhjet familjare te hereshme ju a kane lidhur duart qe te bejne drejtesi jashte politikes.