Gjyshja e Bes Kallaku, feston sot ditëlindjen dhe aktori zgjodhi ta uronte atë publikisht me fjalë të ëmbla.
Me një foto ku shihen të qeshur, Besi ka shkruar:
“Urime Ditelindjen o Ija e t’gjithve! @ijabeskallakut”- duke i bërë tag, pasi sigurisht Ija ka dhe llogari personale në Instagram.
View this post on Instagram
Komentet e urimit për gjyshen e Besit ishin të panumërta, teksa të gjithë shprehin përzemërsinë e tyre.
Gjyshja e Besit, Ija, është një personazh jo pak i njohur për publikun shqiptar. Ajo është kthyer në gjyshen më të dashur të shqiptarëve, që ka rrëmbyer zemrat e të gjithëve me çiltërsinë e saj.
Pak ditë më parë, Ija e surprizoi aktorin në emisionin “Soiree”, ku ishte i ftuar në një intervistë me Xhensilën.
Ajo u fut në skenë duke emocionuar Besin, ndërsa ai e priti me përqafime dhe s’ndaloi së puthuri gjyshen në ballë.