Këngëtarja ekstravagante Gjyste Vulaj është përlotur këtë të premte, teksa ka folur rreth paragjykimeve që i bëhen vajzës së saj. E ftuar në studion “Ftesë në Pesë”, Gjyste është shprehur fillimisht se nuk arrin ta kuptojë sesi mund të gjykohet për pamjen e saj apo marrëdhëniet me të shoqin, kur në fakt gjithnjë ka patur një jetë private pa skandale.
Më tej, teksa përmendi të bijën, këngëtarja kosovare u emocionua, duke lënë të kuptohet se kur vjen fjala tek ajo nuk i toleron paragjykimet dhe fjalët e njerëzve. “Po pse a është krenari për mua nëse nesër do thuhet që vajza s’di të këndojë, por është veç për bukuri e ka vlera të tjera”, u shpreh ajo e përlotur.