Saturday, April 1, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Gledis Nano merr detyrën si drejtor i Policisë, Çuçi vlerësime për Veliun

by mapo.al
07/10/2021
in Aktualitet, Kronika, Kryesore
0

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi në ceremoninë e prezantimit të drejtori të ri të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, i shprehu mirënjohje dhe vlerësime Ardi Veliut, i cili dha dorëheqje nga kjo detyrë.

Çuçi theksoi se Veliu përgjatë këtyre viteve e çoi nivelin e Policisë në një tjetër dimension duke rritur besimin e qytetarëve te kjo organizatë.



Mes të tjerash ai theksoi se drejtori i ri do të ketë një sfidë të madhe përpara, për shkak të niveleve ku ka arritur performanca e policisë së Shtetit.

“Sot është një ditë e veçantë që ndoshta janë si gurë kilometrikë për punën e një prej organizatave më të vjetra të shteteve. Siç e tha dhe drejtor Ardi që historia nuk nis me një drejtor dhe mbaron me një drejtor, por unë me bindje të plotë them që Ard Veliu gjatë katër viteve të mandatit të tij, padiskutim e ka çuar policinë e Shtetit në nivelet më të mira që ajo ka pasur në 30 vitet e tranzicionit.

Këtu ndajmë të njëjtin mendim të gjithë bashkë. Dikush mund të ketë rezerva, por përpara fakteve kokëforte të gjithë duhet të pranojmë që Policia e Shtetit është një organizatë me dinjitet dhe tërësisht e barabartë me partnerët tanë. Policia e Shtetit ka sot besueshmërinë më të lartë që ka pasur në 30 vitet e tranzicionit. Në 2013-ën nga një sondazh i bërë, e gjetëm me 35% të besueshmërinë, ndërsa sot që Ardi lë stafetën e kemi në 65% besueshmërinë.

Për mos të folur për statistikat e krimit dhe vrasjeve, në luftën kundër kultivimit të kanabisit apo trafiqeve të ndryshme, e kështu me radhë, në çdo sektor dhe statistikë, Policia e Shtetit sot është superiore ndaj vetes së vetë.

Një nga kontribuuesit e këtyre rezultateve është dhe drejtor Veliut, të cilin e falënderoj për bashkëpunim. Përkushtimi si ka munguar në asnjëherë. Ardi ka shumë ende për t’i dhënë Shqipërisë dhe besoj që edhe në detyra të tjera po kaq të rëndësishme ku do të vazhdojë rrugëtimin për t’i shërbyer publikut dhe atdheut, do t’i kryejë me nder dhe përkushtim. Sot kalojmë stafetën dhe fillojmë një rrugëtim të ri me një oficer të ri të karrierës. Dua ta them që në fillim që zoti Gledis Nano do e ketë të vështirë sfidën, edhe për shkak të niveleve ku ka arrit performanca e policisë së Shtetit.

Përveç konsideratave që kemi për Gledisin si oficer dhe si shërbyes i profesionistëve të lartë, fjalët e tjera do ia lemë kohës dhe punës që ai vetë do të demonstrojë gjatë ushtrimi të detyrës. I uroj punë të mbarë drejtorit të ri të Policisë së Shtetit dhe siç e tha dhe drejtor Ardi, asnjë drejtor policie s’mund të ketë sukses pa angazhimin e të gjithëve ju që jeni sot dhe punonjësve të policisë që shërbejnë në çdo cep të Shqipërisë!”, tha ministri.

Tags: Ardi VeliuBledi ÇuçiGledis Nano

JU SUGJEROJME

25 VITE MË PARË/ Agolli: Nano, je i dështuar
Arkiva

25 VITE MË PARË/ Agolli: Nano, je i dështuar

31/03/2023
Alpet zgjeron gamën e shërbimeve të ofruara, ja pikat ku mund të gjenden produktet premium!
Aktualitet

Alpet zgjeron gamën e shërbimeve të ofruara, ja pikat ku mund të gjenden produktet premium!

31/03/2023
Igli Cara: Porti i Durrësit është afera më e madhe, qyteti i pajetueshëm
Kryesore

Igli Cara: Porti i Durrësit është afera më e madhe, qyteti i pajetueshëm

30/03/2023
Forumet UET, CEO i Century 21: Sektori i Pasurive të Paluajtshme, alternativë punësimi për të rinjtë
Kryesore

Forumet UET, CEO i Century 21: Sektori i Pasurive të Paluajtshme, alternativë punësimi për të rinjtë

30/03/2023
Next Post
Fjalët e para si drejtor i Policisë, Gledis Nano: U frymëzova nga babai oficer

Fjalët e para si drejtor i Policisë, Gledis Nano: U frymëzova nga babai oficer

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • 25 VITE MË PARË/ Agolli: Nano, je i dështuar
  • Alpet zgjeron gamën e shërbimeve të ofruara, ja pikat ku mund të gjenden produktet premium!
  • Igli Cara: Porti i Durrësit është afera më e madhe, qyteti i pajetueshëm
  • Forumet UET, CEO i Century 21: Sektori i Pasurive të Paluajtshme, alternativë punësimi për të rinjtë
  • 25 VITE MË PARË/ Shqipëri- Serbi, trafik armësh



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In