Gledis Nano, pasi mori detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, vijon ndryshimet në nivel drejtuesish.
Sot janë mësuar disa nga lëvizjet e reja të Gledis Nanos.
Kështu, Dashamir Bendo, është emëruar shef i Operacionales në Tiranë.
Vilson Bala është emëruar shef i Komisariatit Durrës.
Alfred Cenaj është emëruar shef i Komisariatit Elbasan.
Pëllumb Kovashica, është emëruar shef i Komisariatit Peqin.
Kreshnik Gjecka, është emëruar shef i Komisariatit Vorë.
Aliosha Broka – Specialist në Drejtorinë e Standardeve Profesionale.
Hajri Kushe – Zëvendësdrejtor për hetimin e krimit në Policinë e Shkodrës.
Ermal Lila – Zëvendësdrejtor për hetimin e krimit në Kukës.