Sunday, April 2, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Glejdis dhe Naze, historia e dashurisë që u kurorëzua me fejesë në UET

Gledis Shabani është studenti i UET që vendosi t’i propozonte fejesë të dashurës gjatë ceremonisë së diplomimit. Si lindi dashuria e dy të rinjve dhe si e shndërroi diplomimin e tij në propozimin më të paharrueshëm dhe më të famshëm të internetit

by us er1
21/07/2022
in Kryesore, Universiteti
0

Me trëndafila, muzikë, në det…ka me qindra sugjerime ku të bësh propozimin ideal. Por Gledis Shabani zgjodhi të ishte origjinal e t’i shpërfillte klishetë. Vendosi ta propozonte për fejesë të dashurën e tij prej tre vitesh mbrëmjen e diplomimit, në Universitetin Europian të Tiranës.
Ideja i erdhi në mes të emocioneve dhe ditës së ngarkuar dhe e braktisi atë alternativën për ta bërë ritualin të cilin e ëndërron çdo vajzë, në një nga netët e pushimeve në plazh.

E vendosi tri orë më herët, trokiti në derën e Zyrës së Aktiviteteve në UET i komunikoi kërkesën, e cila e habiti jo pak drejtorin e Marrëdhënieve Publike, duke dyshuar se bëhej fjalë për ndonjë shaka rinore.
Por jo, studenti që do të diplomohej për Inxhinieri Elektrike atë mbrëmje, e kishte njëmend.
Pasi mori konfirmimin dhe gatishmërinë e stafit universitar për surprizën, telefonoi familjarët, ia zbuloi të atit në ngut, e porositi që bashkë me të ëmën të ishin të pranishëm dhe në fund iu desh të gjente ca justifikime për të dashurën, Nazen, që ajo të bindej të vishte fustanin e bardhë që aq shumë i pëlqente atij, por pa e bërë atë të dyshonte.



Bëri gati në një kuti të bukur me cohë kadifeje unazën me të cilën do t’i premtonte dashuri, para syve të saj e të botës e u nis drejt ceremonisë së diplomimit, në Amfiteatrin e Liqenit Artificial në Tiranë.
Me stafin e kishte ujdisur se kur do të qe koha për t’u ngjitur në skenë. Pak më herët, ishte kujdesur t’i thoshte Nazes se kur ta thërriste në emër e t’ia bënte me dorë, ajo duhej të ngjitej pranë tij, në podium.
Gledisi do të ngjitej fill pas përshëndetjeve të pesë studentëve ekselentë, përfaqësues të pesë fakulteteve të Universitetit Europian të Tiranës. Ai ishte studenti i gjashtë, pak më i veçantë. E thirri të dashurën dhe i kërkoi të ngjitej. Deri atë çast, Naze Deda nuk e kishte idenë se pas pak do të merrte propozimin më të famshëm në Shqipëri. Ishin tingujt e këngës “All of Me”, të John Legend që e bënë të dyshonte një hop, ndërsa ngjitej për të qenë pranë të dashurit të saj, në një moment të rëndësishëm si diplomimi. Po shijonte gjithaq edhe emocionet e mbrëmjes së hedhjes së kapelave, duke qenë se ende vetë nuk kishte marrë pjesë në një të tillë.
Me t’u ngjitur sheh të dashurin e saj, ulur në gjunjë, me unazën në duar, ndjekur nga një vallëzim i ngrohtë me këngën e tyre të parapëlqyer.

Ishin qindra studentët që atë natë diplomoheshin, shoqëruar nga familjarët dhe po aq ishin edhe pedagogë dhe pjesëtarë të stafit të UET, ndonëse për dy të rinjtë bota përreth pushoi.
“Atë natë isha e bllokuar dhe nuk po e mendoja çfarë po ndodhte. Të nesërmen e kuptova vërtet”, tregon më vonë vajza.

Gjithë i ngjante një skene romantike filmi, ndërsa çasti transmetohej live në platformën e Facebook-ut të Universitetit Europian të Tiranës dhe me qindra ishin të rinjtë që u tregonin më pas videot e filmuara dhe postuara në Instagram.
Edhe familjarët e Nazes e panë gjithçka nga videot në internet. U habitën, u emocionuan dhe u përlotën të lumtur për vajzën e tyre. Nazja rrëfen se shumë vajza i kanë shkruar në rrjetet sociale duke e uruar, ndërsa i thonë se duan edhe ato propozime të ngjashme.
Ceremonia e Diplomimit për Gledisin ishte edhe një simbolikë e hyrjes në jetën e të rriturit, me përgjegjësitë e një profesionisti që përgatitet për tregun e punës, por edhe për një cikël Master studimi dhe atë të krijimit të familjes së re. Në moshën 24-vjeçare ai u ndje gati t’i zotohej së dashurës së tij, ndërsa ka rrëfyer se më 24 korrik i pret ceremonia tradicionale e fejesës, mes dy familjeve dhe të afërmve.
Gledisi dhe Nazja u njohën gjatë punës vullnetare në organizatën Fundjave Ndryshe. Megjithëse të dy të angazhuar në një kauzë sociale, ndarja me grupe të ndryshme nuk u kishte dhënë mundësinë të njiheshin. Ishte një mikeshë e përbashkët që i bëri grupet të uleshin një tryezë kafeneje, rast që shkrepi edhe dashurinë me shikim të parë mes dy të rinjve.
Për Gledisin qe ëmbëlsia e vajzës, për Nazen sytë blu të djalit. Nuk ia ndanë sytë njëri-tjetrit dhe nuk u ndanë më prej asaj dite, duke e kurorëzuar dashurinë, me një propozim të rrallë në ceremoninë e diplomimit.
Gledisi sapo ka festuar edhe ditëlindjen e tij të 24-t, duke i treguar botës që ka ende djem romantikë, të edukuar e me këmbët në tokë, që di t’i dhurojë njeriut që dashuron lumturinë. Të rinjtë që diplomohen kanë emocione, zëri u dridhet dhe duart u djersijnë, ndërsa mbajnë një fjalë përshëndetëse. Gledisi i kapërceu ato, duke përgatitur surprizën e paharrueshme. “Ende sot kam emocione”, thotë ai disa ditë më pas.
Universiteti Europian i Tiranës u kthye kështu në një kumbar të dashurisë së tyre, e cila hedh një hap drejt bashkëjetesës, siç edhe e kanë zbuluar dy të rinjtë.
Por para martesës, të rinjtë i kanë idetë e qarta. Më parë studimet Master, gjetja e një pune dhe koha më pas do të shtrojë rrugën drejt martesës.

Tags: fejeseGledis ShabanipropozimUET

JU SUGJEROJME

25 VITE MË PARË/ Agolli: Nano, je i dështuar
Arkiva

25 VITE MË PARË/ Agolli: Nano, je i dështuar

31/03/2023
Igli Cara: Porti i Durrësit është afera më e madhe, qyteti i pajetueshëm
Kryesore

Igli Cara: Porti i Durrësit është afera më e madhe, qyteti i pajetueshëm

30/03/2023
Forumet UET, CEO i Century 21: Sektori i Pasurive të Paluajtshme, alternativë punësimi për të rinjtë
Kryesore

Forumet UET, CEO i Century 21: Sektori i Pasurive të Paluajtshme, alternativë punësimi për të rinjtë

30/03/2023
25 VITE MË PARË/ Shqipëri- Serbi, trafik armësh
Arkiva

25 VITE MË PARË/ Shqipëri- Serbi, trafik armësh

29/03/2023
Next Post
Botërori i Atletikës / Luiza Gega, mes pesë më të mirave në botë

Botërori i Atletikës / Luiza Gega, mes pesë më të mirave në botë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • 25 VITE MË PARË/ Agolli: Nano, je i dështuar
  • Alpet zgjeron gamën e shërbimeve të ofruara, ja pikat ku mund të gjenden produktet premium!
  • Igli Cara: Porti i Durrësit është afera më e madhe, qyteti i pajetueshëm
  • Forumet UET, CEO i Century 21: Sektori i Pasurive të Paluajtshme, alternativë punësimi për të rinjtë
  • 25 VITE MË PARË/ Shqipëri- Serbi, trafik armësh



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In