Aktualitet

Godet arbitrin dhe arratiset nga tualeti, lojtari i Mirditës në kërkim














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:13 - 05/05/21 |
mapo.al

Rikthehet dhuna në futbollin shqiptar. Sot, në fundin e pjesës së parë është ndërprerë takimi midis Sopotit dhe Mirditës, që po luhej në stadiumin e Cërrikut.






Shkak u bë goditja e gjyqtarit vlonjat Klajdi Qendraj, nga një lojtar i Mirditës.


Raportohet se lojtari pasi ka shkuar në dhomat e zhveshjes është larguar nga dritarja e tualetit.







Policia është vënë në kërkim të tij, madje e ka proceduar penalisht.



Ndërsa lojtarët e Mirditës bashkë me stafin po merren në pyetje në komisariatin e Cërrikut. Sopoti po kryesonte 2-1 në momentin që u anulua ndeshja.



1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas