Sport

Godet “France Football”, bashkon Messin dhe CR7 në një puthje






               Publikuar në : 21:30 - 15/04/19 |
mapo.al

Liga e Kampionëve ka mbërritur në fazën më interesante. Te dera janë çerekfinalet e kthimit. Referuar rezultateve të ndeshjeve të para në “Old Trafford” dhe “Johan Cruyff Arena”, Barça dhe Juventusi, respektivisht, janë me një këmbë në gjysmëfinale. Katalanasit kanë fituar 1-0, ndërsa bardhezinjtë kanë barazuar 1-1 në transfertë, para një jave.


Duke pasur parasysh se në radhët e të dyja skuadrave luajnë dy lojtarët më të mirë në botë, në dekadën e fundit, që kanë fituar nga pesë “Topa të Artë” secili, duket çdo herë e më e afërt një finale Champions-i (këtë edicion) me Leo Messin dhe Cristiano Ronaldon si protagonistë. Prestigjiozja “France Football”, duke paralajmëruar një finale të tillë në “Wanda Metropolitano”, ka goditur me faqen e parë të saj, me një imazh transgresiv.

Bëhet fjalë për një pikturë nga arti urban, të bërë gati dy vite më parë në Paseo de Gracia, në Barcelonë. Puna provokative, e titulluar “Dashuria është e verbër”, është përdorur me qëllim nga revista e njohur sportive franceze, e cila bashkon Leo Messin dhe Cristiano Ronaldon në një “puthje” të shfrenuar…

“France Football” ka shtruar për debat publik pyetjen: A jeni Messi apo Ronaldo? Dhe ka marrë prononcime nga personalitete të ndryshme të botës së futbollit, si Stoichkov, Papin, Carragher, Robben, Tardelli apo Lahm. Me përgjigjet e tyre, ata i japin një tjetër përmasë publike rivalitetit epik mes këtyre dy fenomenëve.


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas