Aktualitet

Godet me thikë të birin, arrestohet babai, në pranga edhe 9 të tjerë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:58 - 27/02/21 |
mapo.al

Policia e kryeqytetit ka arrestuar sot një 63-vjeçar që ka goditur me thikë të birin pas një sherri.





Po ashtu në pranga ka rënë edhe një shpërndarës droge, si dhe 9 shtetas të tjerë për vepra të ndryshme penale.


NJOFTIMI I PLOTË





V., 63 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja” pasi ditën e djeshme gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) djalin e tij shtetasin G. V., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.



Goditet nga Forca e Posaçme “Shigjetat” një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla, vihet në pranga 1 shtetas.


Bien në pranga edhe 9 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale, dy prej tyre të shpallur në kërkim kombëtar.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, si dhe në zbatim të planit të masave për kontrollin e gjithë territorit, Forca e Posaçme “Shigjetat” në bashkëpunim me specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit :

I., 21 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e këtij shtetasi iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë të dyshuar kanabis, një pjesë e të cilës ishte e ndarë në doza, gati për shitje.

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjesisë penale, nga sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit E. H., 39 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, pasi me datë 25.02.2021, pas një konflikti ka goditur me grushta shtetasin B. B.

Lexo edhe :  Nga dhunë në familje te vjedhja, 6 të arrestuar në Tiranë, për çfarë akuzohen

Ndërkohë, nga sherbimet e Komisariatit të Policisë Vorë, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit N. P., 52 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit G. H., 44 vjeç, sepse në kundërshtim me vendimin e gjykates, ka shkelur urdhërin e mbrojtjes, dhe ka përndjekur në menyrë të përsëritur një shtetase.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: M. D., 39 vjeç, pasi për motive të dobëta ka kanosur në anë të një thike shtetasin Dh. D.

V., 63 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja” pasi ditën e djeshme gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) djalin e tij shtetasin G. V., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

Rr., 43 vjeç, pasi ditën e djeshme, në rrugën “Abedin Rexha”, ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasen Gj. K ;

T., 28 vjeç, pasi ditën e djeshme, në rrugën dytësore të autostradës “Tiranë-Durrës”, është përplasur me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin R. K. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetasi R. K., i cili pas disa orësh, ka humbur jetën në spital.

M., 35 vjeç, pasi është kapur në flagrancë duke drejtuar mjetin pa lejen përkatese dhe në gjendje të dehur ;

iM., 38 vjeç, pasi është kapur në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur 0.58 mg/l.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas