Aktualitet

Godet punonjësin dhe thyen xhamat e Prokurorisë në Tiranë, arresohet 39-vjeçari








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:09 - 03/08/20 |
mapo.al

Një qytetar i revoltuar ka goditur me sende të forta xhamat te Prokuroria e Tiranës duke thyer disa prej tyre.


K.SH.,39 vjeç, banues në Tiranë, kishte shkuar për të marrë informacion te Prokuroria, por duke qenë se askush nuk iu përgjigj, vendosi të thyente xhamat e dritares.


Ai është arrestuar nga policia dhe po hetohet për dëmtim të pronës publike dhe kërcënim ndaj punonjësve.


Njoftimi i Policisë


Tiranë


Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3, bënë arrestimin në flagrancë për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Shkatërrim i pronës” të shtetasit K.SH.,39 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ditën e sotme rreth orës 11:40 min në ambientet e Prokurorise Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka thyer xhamat e këtij institucioni dhe ka goditur punonjësin e këtij institucioni me detyrë sekretar për pritjen e qytetarëve shtetasin K.M., 62 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Etiketa: , , ,

Pas