Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë zhvilluar një aksion blitz në qytetin e Elbasanit.
Burime për Fax News bëjnë të ditur se janë arrestuar deri më tani tre persona. Në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar armë zjarri dhe fishekë.
Bëhet e ditur se aksioni është duke u zhvilluar momentalisht, ndërkohë që priten dhe arrestime të tjera. Sipas burimeve të policisë detajet dhe emrat do të bëhen publik në vijim.
Po ashtu dyshohet se një nga personat e ndaluar kishte bombë me vete.
Kurse ReporTv thekson se operacioni është kryer në zonën ku e ka bazën banda e Çapjave.