Friday, July 8, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Goditet grupi që trafikonte armë e municione nga Shqipëria në Greqi

by ro ot
15/09/2019
in Aktualitet, Kronika
0

Policia greke tha se goditi një grup kriminal që trafikonte armë dhe municione nga Shqipëria drejt Greqisë.

Sipas burimeve zyrtare greke katër armë AK 47, armë të tjera dhe më shumë se 122 mijë fishekë u gjetën dhe sekuestruan në një operacion policor që kishte për qëllim çmontimin e veprimtarisë së paligjshme të një grupi kriminal të përfshirë në trafikim armësh e municionesh nga Shqipëria drejt Greqisë.

Njëmbëdhjetë persona, në mesin e të cilëve 6 shqiptarë, janë arrestuar gjatë operacionit që u organizua nga Departamenti i Hetimit Penal të Policisë në Kretë, në bashkëpunim me oficerët e policisë së rajoneve kufitare me Shqipërinë si Gumenica dhe Kozani.

Policia greke tha se nga hetimi dolën të dhëna të rëndësishme për përbërjen, karakteristikat, metodologjinë e veprimit dhe aktivitetet e paligjshme të organizatës kriminale.

Sipas policisë greke “është konstatuar se autorët kishin importuar nga Shqipëria armët dhe municionet dhe grupi përbëhej nga dy “bërthama”. Njëra bërthamë sipas policisë greke, kishte ushtruar aktivitetin në Shqipëri dhe ishte përgjegjëse për grumbullimin e numrit të kërkuar të municioneve dhe bërthama tjetër vepronte në ishullin e Kretës, anëtarët e së cilës fillimisht “urdhëruan” porosinë për sasitë e municioneve.

Policia greke tha se më pas kjo bërthamë kreu marrjen në dorëzim, transportin dhe në fund shpërndarjen tek palët e interesuara, që më parë, në tregun e municioneve. Policia greke tha se armët transportoheshin nga Shqipëria përmes brezit tokësor në pika të përcaktuara të zonave greke fqinje me Shqipërinë dhe më pas drejt Ishullit të Kretës.

Nga hetimet e policisë greke rezulton se nga nëntori i vitit 2018 e deri në arrestimet, ky grup kriminal kishte kryer katër importe të një sasie municionesh nga Shqipëria.

Nuk ka ende të dhëna se si është siguruar ky armatim në Shqipëri. Fotot dhe video të policisë greke pasqyrojnë sasi fishekësh të mirëpaketuar dhe armë AK47 të njohura si ‘kallashnikov” në gjendje shumë të mirë. /VOA/

Tags: goditet grupi kriminalShqipëri-Greqitransport armesh

JU SUGJEROJME

Berisha tregon ligjin e parë që do të miratojë kur të vijë në pushtet
Aktualitet

Berisha tregon ligjin e parë që do të miratojë kur të vijë në pushtet

08/07/2022
“Pa shaka: E njëjta opozitë, me të njëjtët drejtues dhe e njëjta retorikë si në ’91”
Aktualitet

“Pa shaka: E njëjta opozitë, me të njëjtët drejtues dhe e njëjta retorikë si në ’91”

08/07/2022
Emrat/ Sekuestrohet pallati 8 katësh në Vlorë, shpallen në kërkim dy vëllezërit
Aktualitet

Emrat/ Sekuestrohet pallati 8 katësh në Vlorë, shpallen në kërkim dy vëllezërit

08/07/2022
Në Shqipëri mburren me protesta, në Britani kryeministri iku dhe kërkoi ndjesë
Aktualitet

Në Shqipëri mburren me protesta, në Britani kryeministri iku dhe kërkoi ndjesë

08/07/2022
Next Post
Përfshihet nga flakët pylli në fshatin Samur të Elbasanit

Përfshihet nga flakët pylli në fshatin Samur të Elbasanit

No Result
View All Result

     





Më Të Lexuarat

  • Berisha tregon ligjin e parë që do të miratojë kur të vijë në pushtet
  • “Pa shaka: E njëjta opozitë, me të njëjtët drejtues dhe e njëjta retorikë si në ’91”
  • Emrat/ Sekuestrohet pallati 8 katësh në Vlorë, shpallen në kërkim dy vëllezërit
  • Në Shqipëri mburren me protesta, në Britani kryeministri iku dhe kërkoi ndjesë
  • Zbulohet mesazhi i Berishës për kryetarët e ‘Rithemelimit’, pas protestës



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In