Sport

Goditet Napoli, dy lojtarët kryesorë humbasin sfidën ndaj Liverpool






               Publikuar në : 18:35 - 11/09/19 |
mapo.al

Këtë fundjavë rikthehen të luajnë kampionatet, ndërsa mesjavën e ardhshme startojnë ndeshjet e para të fazës së grupeve të Champions dhe Europa League. Napoli do të ndeshet të shtunën ndaj Sampdoria dhe të martën ndaj Liverpool, të dyja ndeshjet i zhvillon si ekip pritës.


Për këto dy sfida Carlo Anchelotti nuk do të ketë në dispozicion Arkadiusz Milik, i cili vijon të jetë i dëmtuar që nga 10 gushti. Pavarësisht se ishte raportuar për rikthimin e tij këtë javë, nuk do të ndodhë kështu, pasi polaku nuk është ende gati.

Ndërkohë Lorenzo Insigne vijon të stërvitet veçmas ekipit, duke e vënë në dyshim prezencën e tij në sfidën ndaj “Reds”. Këtë fundjavë e ka të sigurt që nuk do të luajë, por Ancelotti nuk do e rrezikojë edhe ndaj kampionëve të Europës, duke qenë se tani ka lojtarë si Lozano dhe Llorente, të gatshëm për të luajtur në sulm.


Etiketa: , , ,

Pas