Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Kukës, ku një punëtor i kanterit të aeroportit ka humbur jetën.
Paraprakisht raportohet për një aksident në punë, dhe dyshohet se punëtori, ende i paidentifikuar, është goditur për vdekje nga kova e eskavatorit.
Nuk ka ende ndërkohë një reagim zyrtar nga ana e Policisë.