Kryesore

Goditi arbitrin? Reagon Erjon Braçe: A mund të më thoni se me çfarë kam qëlluar?






               Publikuar në : 18:10 - 24/04/18 |
mapo.al

Deputeti i PS, Erjon Braçe ka reaguar pas akuzave se ka qëlluar me një send të fortë arbitrin e ndeshjes Partizani-Skënderbeu si formë proteste ndaj vendimeve të tij. Braçe thotë se kjo ngjarje është bërë fakt i kryer pavarësisht se po abuzohet, pasi sipas tij raportimi mediatik nuk po bëhet në mënyrë korrekte.


“Eeeej se e paskeni bere fakt te kryer; A mund te me thoni se me cfare kam qelluar; me “cakmak”- sic thote origjinali, me “nje objekt”- sic thote Shoqata e Ilir Shulkut, me “nje send te forte”- sic thote Top Channel duke ju referuar deklarates se Shoqates se Ilir Shulkut, ne menyre te rreme natyrisht, sporti i ri ne Top ky? Po pres!”, shkruan Erjon Braçe.



Shoqata e Arbitrave Shqiptarë reagoi kundër veprimit të deputetit Erion Braçe, që pretendohet se ka hedhur send të fortë ndaj gjyqtarit kryesor në ndeshjen Partizani-Skënderbeu.

Por skandali qëndron në faktin se kjo shoqatë, si e pavarur që duhej të ishte, ka zgjedhur portalin zyrtar të Federatës për të shprehur indinjatën. Ndërkohë, kur një gjyqtar u dhunua në Këlcyrë, nuk pati asnjë reagim.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas