Aktualitet

Goditi makinën e Lubonjës/ Edhe gruaja e kishte denoncuar për dhunë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:28 - 09/07/19 |
mapo.al

Gjykata e Tiranë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për Arben Haçkajn. Për momentin 50-vjeçari ndodhet në spitalin e burgut.






Haçkaj goditi makinën e analistit Fatos Lubonja rreth një javë më parë, duke dëmtuar xhamin e saj. Këtë akt Lubonja e konsideroi si të qëllimshëm dhe të nxitur nga qëndrimet e tij publike. 50-vjeçari nuk është i panjohur për autoritetet e Policisë. Më herët ai ka qenë i proceduar për plagosje.


Sipas burimeve zyrtare të Policisë, ndaj Haçkajt ka bërë kallëzim penal edhe bashkëshortja e tij, e cila ka pretenduar se e ka dhunuar. Në kallëzim, zonja Haçkaj ka shtuar se prej vitesh 50- vjeçari vuante nga sëmundje të shëndetit mendor.







1






Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas