Kronika

Goditi me këpucë Edi Ramën, lirohet nga burgu banori i Astirit








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:29 - 26/12/18 |
mapo.al

Është liruar nga burgu banori i zonës së Astirit Ilir Katiraj. Ai është personi që goditi me këpucë kryeministrin Edi Rama, në ambientet pranë spitalit ushtarak në kryeqytet, pak javë më parë. Gjykata ka dhënë për të masën e detyrimit të paraqitjes.


Në mbështetje të tij kanë qenë sot dhjetra banorë të zonës ku kalon Unaza e Madhe, të cilët shprehen se shumë shpejt do kërkojnë që të lirohet dhe Daniel Dobraj, i cili akuzohet se ka qëlluar me kapsolle efektiven Ina Nuka.


‘’O Daniel ki durim, dhe për ty ne këtu do të rrimë”, janë disa prej thirrjeve të banorëve në ambientetb e jashtme të Gjykatës.


Djali i Katirajt u shpreh se dhënia e drejtësisë ka qenë e vonuar, ndërsa babai i tij do t’i bashkohet protestës që prej pasdites së sotme.


Banorët kanë këmbëngulur se prapa hekurave nuk duhet të jenë ata por drejtori i ARRSH-së Afrim Qendro dhe zyrtarët e tjerë, pasi sipas tyre janë kapur haptazi në akte korruptive.


‘’Prokuroria duhet të zgjohet nga gjumi. Në burg duhet të jenë Afrim Qendro dhe Damian Gjiknuri, nëse ju kanë mbaruar prangat, ua bëjmë ne dhuratë dy palë”, u shpreh për gazetarin e Fax News Sokol Dema Dorjan Protoduari, i cili ka lënë qelinë e paraburgimit rreth një javë më parë.


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas