Aktori i Teatrit të Durrësit, Ervin Dokon është shpallur në kërkim nga Policia.
Pas një sherri për motive të dobëta, ai ka goditur me sende të forta 36-vjeçarin E. G.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë shpalljen në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit E. D., 39 vjeç, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin E. Gk., 36 vjeç. Punohet për kapjen e tij”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Doko është aktor i njohur për publikun shqiptar, pasi është bërë pjesë e disa serialeve komike, si “HOT”, “Familja kuq e zi”, etj.