Aktualitet

Goditi me sende të forta xhaxhanë dhe djalin e tij, arrestohet 22-vjeçari në Mat








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:09 - 04/08/20 |
mapo.al

Një sherr në familje ka përshkallëzuar në dhunë fizike. Një 22-vjeçar në Mat ka goditur me sende të forta xhaxhanë, 58 vjeç dhe djalin e tij 27-vjeçar, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta.


Policia e Matit ka ndërhyrë menjëherë duke parandaluar zhvillimin e konfliktit që mund të kishte pasoja edhe më të rënda.


Njoftimi i Policisë:


Mat


Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti në familje.

Goditi me sende të forta xhaxhanë dhe djalin e tij, vihet në pranga 22-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, pasi kanë marrë informacion se në fshatin Burgajet, Mat, po ndodhte një konflikt në familje, menjëherë kanë organizuar punën dhe falë ndërhyrjes së shpejtë kanë parandaluar konfliktin e mëtejshëm që mund të kishte pasoja të rënda.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

  1. D., 22 vjeç, banues në fshatin Burgajet, Mat.

Ky shtetas, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta xhaxhanë e tij shtetasin H. D., 58 vjeç dhe djalin e xhaxhait, shtetasin A. D., 27 vjeç.


Etiketa: ,

Pas