Aktualitet

Goditi motrën me thikë, arrestohet 32-vjeçari në Kukës








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:51 - 25/11/20 |
mapo.al

Një 32-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Kukës pasi ka goditur të motrën me thikë në krah, duke i shkaktuar plagë të lehta.



Bëhet fjalë për të identifikuarin me inicialet V.Q.


Sipas uniformave blu, i riu u vendos në pranga pas marrjes së informacionit se në lagjen nr. 6, në qytetin e Kukësit, po ndodhte një konflikt i ashpër në familje midis tij dhe së motrës.



Ndaj V.Q. rëndon tashmë akuza për veprën penale “Dhunë në familje”.



Njoftimi i Policisë:


Policia e Kukësit parandalon një ngjarje të mundshme kriminale brenda familjes.

Vihet në pranga 32-vjeçari që dhunoi dhe goditi me mjet të mprehtë motrën e tij.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, pas marrjes së informacionit se në lagjen nr. 6, në qytetin e Kukësit, po ndodhte një konflikt i ashpër në familje midis vëllait dhe motrës, menjëherë organizuan punën dhe falë veprimeve të shpejta dhe profesionale bënë të mundur parandalimin e mëtejshëm të konfliktit, duke arrestuar në flagrancë shtetasin V. Q., 32 vjeç, banues në Kukës.

Ky shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës dhe e ka goditur atë me mjet të mprehtë thikë, në krah, duke i shkaktuar dëmtime të lehta.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprën penale “Dhunë në familje”.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas