Kronika

Gurë në kokë policit të FNSH në protestë, kapet zyrtari i bashkisë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:06 - 10/03/19 |
mapo.al

Arrestohet punonjësi i Bashkisë Mallakastër, që goditi punonjësin e policisë të FNSH me gur në kokë gjatë protestës së djeshme të zhvilluar në Fier. Lajmin e ka bërë me dije policia e Fierit, e cila njofton se në pranga është vënë shtetasi P.I, 56 vjeç, banues në Ballsh (me detyrë inspektor mjedisi në Bashkinë Mallakastër).






Njoftimi i policisë


Në vijim të veprimeve hetimore dhe pas analizimit të pamjeve filmike dhe provave të tjera të mbledhura, u bë identifikimi i personit që goditi me gur në kokë punonjësin e policisë. Si rezultat, rreth orës 13:10 u kap dhe u arrestua shtetasi P.I, 56 vjeç, banues në Ballsh (me detyrë inspektor mjedisi në Bashkinë Mallakastër).





Në vijim të veprimeve të kryera, policia e Fierit ka proceduar penalisht në gjendje të lirë edhe 10 shtetas, si edhe janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e 2 shtetasve të tjerë.

Lexo edhe :  Vaksinohen 500 mijë qytetarë, Rama: E arritëm objektivin 29 ditë para afatit


Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Kundërshtim me dhunë i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”.


LEXO EDHE:

Arrestimi i zyrtarit të Bashkisë, Kapllanaj: Nuk ishte në protestë


Protesta e opozitës në Fier, policia shoqëron 10 persona

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas