Kryesore

Goditje e papritur në merkato, Reali blen portierin “anonim”





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:57 - 20/06/18 |
mapo.al

Real Madrid ka realizuar një tjetër blerje për këtë merkato vere dhe përforcimin e skuadrës e ka nisur nga porta.


Kur të gjithë prisnin që kampionët në fuqi të Evropës të blinin portierë si Alisson apo Courtois, Reali bleu ukrainasin Andriy Lunin, të Zorya Luhansk.


19-vjeçari është 1,91 metra i gjatë dhe kërkohej nga Liverpool dhe Roma. Blerja e tij u mbyll për 8,5 milionë euro plus bonuse.


Mediat sportive spanjolle thonë se blerja e këtij portieri nuk e pengon afrimin e Alisson Becker nga Roma. Alisson do të vijë për të luftuar për një vend titullari me Keylor Navas, ndërsa Lunin do të jetë portier i tretë ose portier i parë te ekipi i dytë i Realit. TCH



Etiketa: , , ,

Pas