Romelu Lukaku nuk do të jetë mes protagonistëve të ndeshjes së Champions League që do të zhvillojë Interi në Camp Nou ndaj Barcelonës ditën e mërkurë.
Këtë e ka lajmëruar vetë trajneri Antonio Conte në konferencën e shtypit. “Lukaku nuk do të luajë nesër sepse ka një problem muskulor. Testet nuk treguan asgjë, por lojtari është ankuar dhe ne e besojmë.”
Një goditje e rëndë për zikaltrit të cilët duhet të gjejnë zgjidhje të tjera. Përveç Lautaro Martinez, i cili duket një titullar i padiskutueshëm, Conte do të zgjedhë mes Alexis Sanchez dhe Matteo Politanos.