fbpx

Sport

Golashënuesit më të mirë në klube, Messi dominon ndaj CR7





               Publikuar në : 19:15 - 03/05/19 |
mapo.alm

Cristiano Ronaldo shënoi golin e tij numër 600 (në 801 ndeshje) ndaj Interit në derbin e Italisë, që përfundoi 1-1. Nuk vonoi shumë përgjigja e Lionel Messit, i cili e kapi këtë shifër me dy gola ndaj Liverpool (në 683 ndeshje), për më tepër me një kryevepër nga goditja e dënimit.


Si për të treguar dominimin e beniaminit të tyre dhe besnikërinë e të qenit lojtar që vesh fanellën e vetëm një klubi, Barcelona ka publikuar një grafik me klubet më të forta të Europës me listën e golashënuesve më të mirë të tyre.



Grafiku fillon nga sezoni 2004-2005, kur Messi debutoi me katalanasit e deri në ditën e sotme. Në fillim ishte Gerd Muller që dominonte me 565 gola me Bayern Munich, i ndjekur nga Ian Rush i Liverpool me 346 gola, ndërsa Meazza i Interit plotësonte treshen me 284 gola.

Në listën e 10 më të mirëve Cristiano Ronaldo do të shfaqet vetëm në sezonin 2012-13 me Real Madridin, pasi më parë ishte tek Manchester United.

Në fund është Messi që kryeson me 600 gola me Barcelonën, Muller në vend të dytë dhe Ronaldo në të tretin me 450 gola me fanellën e “Los Blancos”, teksa 150 të tjerë i ka shënuar me Sporting Lisbona, Manchester United dhe Juventus.


Etiketa: , , ,

Pas