Reperi nga Presheva, Gold AG, ka gjetur mënyrën e duhur për të shfrytëzuar këto ditë karantinimi. Ai ka postuar një shkrim në rrjetin social, ‘Facebook’, ku pretendon të përfundojë këtë vit librin me tekstet e këngëve të tij.
“Kjo e ndetmja në shtëpi po ka dobi, kysmet do ta përfundoj librin këtë vit me një pjesë të madhe të teksteve të mia. Histori në vete”, ka shkruar krahas imazhit reperi.
Ndonëse nuk zbuloi më shumë, fansat reaguan me komente të ndryshme krahas këtij postimi.
https://www.instagram.com/p/B9ZcGo2lqRY/?utm_source=ig_web_copy_link
Disa ditë më parë, Gold AG, lansoi këngën e re “Epopeja e UÇK-së” dhe u prit shumë mirë nga publiku duke marrë afro 400 mijë shikime në platformën YouTube.