Wednesday, June 22, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Golden Globe: Fiton ‘Freddie Mercury’, zhgënjehet Lady Gaga

by mapo.al
07/01/2019
in Kryesore, ShowBizz
0

Filmi ‘Bohemian Rhapsody’ ishte fituesi surprizë i dy çmimeve të mëdha të Golden Globe mbrëmjen e së dielës. Filmi që rrëfen historinë e legjendarit Freddie Mercury dhe grupit të tij, Queen, triumfoi pavarësisht reagimeve të përziera të kritikës dhe traziravë gjate produksionit.

Regjisori i parë i tij, Bryan Singer u pushua nga puna për shkak të asaj që u cilësua si “sjellje e dyshimtë”, në mesin e raporteve se ishte grindur keqas me aktorin kryesor Rami Malek ne sheshin e xhirimit.

Projektin e përfundoi Dexter Fletcher. Filmi rezultoi një sukses në ‘box office’ dhe Malek është tani ndër favoritet për të fituar një çmim Oskar në 24 shkurt, ndërkohë që e siguroi Globin e Artë të aktorit më të mirë. Në fjalimin e pranimit të çmimit, aktori nuk e falënderoi Singerin dhe i bëri homazh grupit të madh muzikor.

“Kjo është për ty Brian May e për ty Roger Taylor, që garantuat vazhdimësinë e autenticitetit në këtë botë. Dhe ky është për të mrekullueshmin Freddie Mercury, prej të cilit edhe e arrita ta kem këtë nder!”, u shpreh Malek.

‘Bohemian Rhapsody’ fitoi dhe çmimin e filmit më të mirë.

“A star is born” me këngëtaren Lady Gaga, që e ka marrë emrin nga një këngë e Mercury, nuk arriti të çojë në shtëpi përveçse një çmim, ndonëse ishte nominuar për 5.

Green Book ishte një tjetër krijim që arriti të dalë nga mbrëmja e Golden Globe me tre çmime, përfshirë atë të skenarit më të mirë.

Një prej surprizave të tjera të ceremonisë ishte Glenn Close, e cila rrëmbeu trofeun e aktores më të mirë për rolin e saj tek “The Wife”, duke ia hequr kështu nga duart fitoren Lady Gaga, që pritej gjerësisht të marrte këtë çmim.

Tags: ceremoniaçmimetfituesitGolden Globe

JU SUGJEROJME

Aktorja e njohur: Po përpiqem ta mbaj veten ndërkohë që po më kërcënojnë
ShowBizz

Aktorja e njohur: Po përpiqem ta mbaj veten ndërkohë që po më kërcënojnë

21/06/2022
Visar Zhiti nderohet me çmimin “Le Grand Prix De Poésie”
Kryesore

Visar Zhiti nderohet me çmimin “Le Grand Prix De Poésie”

21/06/2022
Të tjera dëshmi zbulohen për vrasjen e Martin Çeços, flet një bari i zonës
Aktualitet

Të tjera dëshmi zbulohen për vrasjen e Martin Çeços, flet një bari i zonës

21/06/2022
Babai nga Kosova pret ende 4 djemtë e humbur gjatë luftës
Bota

Babai nga Kosova pret ende 4 djemtë e humbur gjatë luftës

21/06/2022
Next Post
‘Paratë nuk i çon dot në bankë pasi vdes’: Aktori i njohur dhuron pasurinë

‘Paratë nuk i çon dot në bankë pasi vdes’: Aktori i njohur dhuron pasurinë

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • I dërguari i gjermanëve për Ballkanin Perëndimor: Zgjerimi i BE-së është i vlefshëm
  • Përplasje për Ukrainën/ Ministri i Jashtëm italian largohet nga Lëvizja ‘5 Yjet’
  • Me Zahon për dore drejt Parisit, momenti i veçantë i kryeministrit Rama
  • Aktorja e njohur: Po përpiqem ta mbaj veten ndërkohë që po më kërcënojnë
  • Tiranë/ Gjenden të pajetë nga nipi gjyshërit në banesë



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In