Aktualitet

Goleada ndaj Dinamos ngjit Vllazninë të dytën në Superiore














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 01:12 - 19/10/21 |
mapo.al

Mbyllet me lumë golash java e pestë e Kategorisë Superiore.






Në sfidën e luajtur në ‘Loro Boriçi’ u shënuan plot 9 gola, me tre pikëshin që shkoi në favor të vendasve të Vllaznisë. Shkodranët mposhtën mes spektaklit 6-3 Dinamon, për të marrë i vetëm vendin e dytë. Që do ishte spektakolare u pa që në pjesën e parë.


Ibraimi kaloi kryeqytetasit në avantazh, gjithsesi, ekipi i Bërdariç reagoi dhe Dianje e Gjurgjeviç përmbysën gjithçka. Në pjesën e dytë, Aralica shënoi për 3-1, ndërsa Ibrahimi shënoi sërish emrin në listën e golashënuesve, ku shndërroi në gol një penallti për 3-2. Sërish Aralica i erdhi në ndihmë Vllaznisë për golin e 4-2.







Gjithsesi, Dinamo nuk ishte dorëzuar dhe Skuka ngushton sërish shifrat.




Fitorja e shkodranëve u vulos në minutën e 84 me autor Jonuzi, që realizoi për 5-3. Pas kësaj fitoreje, Vllaznia gjendet në vendin e dytë me 9 pikë, dy më pak se Tirana kryesuese, teksa Dinamo renditet i gjashti me 6 pikë. Java e 5-të e Superligës prodhoi 18 gola në pesë sfida, me një mesatare të kënaqshme prej 3.6 golash për ndeshje.



1



CLOSE
CLOSE
Pas