Aktualitet

Golemi po mbytet nga plehrat, Andi Lila: SPAK të hetojë Bashkinë e Kavajës














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:26 - 11/07/21 |
mapo.al

Situata me mbetjet në Kavajë vijon të jetë problematike. Partia Demokratike ka denoncuar katastrofën mjedisore në fjalë, ku transmetoi live pamjet nga vendet ku depozitohen mbetet në këtë bashki.






Në një dalje për mediat, nga Golemi, Andi Lila pohoi se qeveria po bën lojë me shëndetin e qytetarëve, me qëllim përfitimin e mafias.


Mes të tjerash PD i bëri thirrje SPAK-ut që të veprojë përpara se pasojat të jenë të parikuperushme për ambientin dhe shëndetin e qytetarëve.









DEKLARATA
Situata e mbetjeve në Kavajë është kthyer në një bombë mjedisore që rrezikojnë shëndetin e qytetarëve. Pamjet që shohim, që shoqërojnë përditshmërinë e qytetarëve dhe turistëve, nuk janë vetëm prdukt i paaftësisë së pushteti vendor dhe i qeverisë.



Fatkeqësisht, ajo që qytetarët e Kavajës dhe Durrësit po përjetojnë është një skemë kriminale që po ndërtohet duke dëmtuar shëndetin e qytetarëve me qëllim pasurimin e klientëve të Edi Ramës.

Për të çuar para te mafia e inceneratorëve, plehrat po lihen me qëllim jashtë kontrollit, për të nxitur një krizë dhe pastaj për të ofruar një zgjedhje nga ata që e prodhuan këtë krizë.

Pra duke kërcënuar shëndetin e qytetarëve, po i detyrojnë të pranojnë një zgjedhje shumë më të shternjtë për menaxhimin e plehrave.

Kjo lojë me shëndetin e qytetarëve, është e papranueshme dhe kriminale.

Ne i kërkojmë SPAK-ut të veprojë urgjentisht, përpara se pasojat për ambientin dhe shëndetin e njerëzve të jenë të parikuperushme.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas