Kronika

Gomonia me 1 ton drogë, kapen trafikantët: Si u zbuluan nga zetori i çuditshëm








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:03 - 23/01/19 |
mapo.al

Pa kaluar as 24 orë nga kapja e gomones me 1 ton drogë në Vjosë, policia ka vënë në pranga autorët.


“Falë punës hetimore intensive e të mirëorganizuar nga një grup i posaçëm hetimor i Drejtorisë Hetimore Qendrore në Policinë e Shtetit, Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë për Krime të Rënda dhe me Drejtoritë Vendore të Policisë Vlorë, Lezhë e Elbasan, u bë e mundur zbardhja e tentativës për trafik ndërkombëtar të një sasie të konsiderueshme lënde narkotike.


Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve A.A, 39 vjeç dhe E. Xh., 33 vjeç.



Nga tërësia e hetimeve të kryera nga grupi hetimor dyshohet  se këta shtetas janë poseduesit e lëndës narkotike që do trafikohej më datën 22 janar, rast i parandaluar dhe goditur gjatë operacionit të koduar “Vjosa”, të zhvilluar nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me GdF-në. Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të këtij aktiviteti kriminal,” thuhet në njoftimin zyrtar.


Droga u zbulua pasi një zetor i çuditshëm, i ngarkuar, është shfaqur në zonë katër ditë më parë. Pikërisht kjo makineri bujqësore në atë zonë, në këtë kohë, ka ngjallur dyshimet e para.


Policia ka marrë informacion dhe ka qëndruar në pritje të ardhjes së skafit, për të bërë të mundur ndalimin e autorëve.

Detaje/ Zetori i çuditshëm zbuloi 1 ton drogë në grykëderdhjen e Vjosës…


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas