Teknologji

Google dhe Youtube gjobiten me 170 milionë dollarë






               Publikuar në : 19:11 - 04/09/19 |
mapo.al

Agjencia për mbrojtjen e konsumatorëve (FTC), theksoi sot në një komunikatë se Google dhe filiali i tij YouTube, akuzuar për shkelje të ligjit duke ekspozuar fëmijët me video të papërshtatshme apo për mbledhjen e të dhënave personale rreth tyre, do të paguajnë 170 milionë dollarë gjobë për SHBA-në.


Në prill 2018, 23 organizatat për mbrojtjen e të drejtave digjitale dhe për mbrojtjen e fëmijëve kishin depozituar një ankesë tek FTC.

Ato akuzonin YouTube për mbledhje të informacioneve personale të minorenëve (lokalizimi, aparati i përdorur, numri i telefonit) pa dijeninë e prindërve.

FTC-ja do të marrë 136 nga 170 milionë dollarë gjobë ndërkohë që 34 milionët e mbetura do të shkojnë për Ministrinë e Drejtësisë të shtetit të Nju Jorkut.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas